Skënder Gjinushi: Strukturat e PD duan rikthimin e Berishës, Basha ka humbur kontrollin
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, gjatë...
Partia Demokratike ka njoftuar një analizë të thellë të humbjes në 21 qershor. Dicka e pritshme, por që duket se po ecën shumë shumë ngadalë. Në fakt ajo që duhet të ndodhte më shume se analiza e 21 qershorit, duhet të ishte një analizë për zgjedhjet branda partisë dhe me pas për rezultatin e 21 qershorit të prodhuara nga këto struktura.
Zgjedhjet në bazën e PD, pak kohë me parë ishin fallco, por këtë askush nuk e pranonte. Pati kontestime, pati përjashtime, pati antarësi fallco, pati struktura fallco, dhe në fund dolën edhe kryetarët fallco të cilët prodhuan një rezultat totalisht fallco në 21 qershor.
Them rezultat fallco pasi gjithcka ishte kundër rymës dhe realitetit. Blerja e votave e ka deformuar rezultatin kjo nuk diskutohet, por më shumë ka të bëjë me mjerimin dhe mungesën e vlerës së votës tek shqiptarët. Nga ana tjetër strukturat e PD vrapuan të atashoheshin me qetësi dhe dashuri tek LSI-ja. Pra një mungesë e theksuar morali, por edhe imoralitet brenda PD-së.
Imoralitet brenda PD-së për të cilin ka mjaft fakte konkrete. Individe me poste, ofiqe, drejtues strukturash të PD kudo në Shqipëri ikën tek LSI. Ruajne vendet e punës në tatime, dogana, polici, inspektoriate etj. Apo më keq akoma janë zgjedhur në strukturat e PD disa muaj më parë, votuan, zgjodhën, tani ikën???
Për me tepër këto veprime jo vetëm kanë nxjerë zbuluar opozitën, por kanë bërë që strukturat e socialistëve në bazë të jënë të pakënqur dhe irituar nga punësimet, sepse Meta po ruan ish-demokratët e konvertuar në LSI-sta, kudo ku ata kanë qenë.
Por ky emigrim politik për vendin e punës, blerja e votes, presionet dhe shumë të tjera më rradhë janë pak vërtet shumë pak për rezultatin e prodhuar në 21 qershor, që sic e theksova fillon me përpara, pikërisht në zgjedhjet në bazën e PD.
U fol për mbi 100 mijë antarë, u fol për dhjetra mijëra antarë të rinj, por u harrua të thuhej, sa u hoqen në menyrën më banale duke ju cregjistruar emrin se nuk pranonin të ishin antarë të vitit 2014. Të tjerë si thirri kush. Nuk u tha sa nuk u thirrën dhe përjashtuan në bazë, nuk e thanë pasojat e pista të betejës midis kandidatëve në bazë. Kush e kush ti lëpihej më shumë Lulzim Bashës dhe të shpalleshin se cili nga këta e kishte bërë Bashën kryetar të PD. Kjo në cdo cep të Shqipërisë, Bashistët po bënin namin. Që në fakt po ndërtonin gjëmën. Deri diku janë të justifikuar se kur e bëjne deputetë dhe politikanë karriere në qendër, që servilosen e lëpihen si femijë, këta në rrethe janë me pak më shumë moral.
Përpjasje dhe përjashtime që krijuan strukturat fallco në PD, pseudo Bashistë, me shumë servilistë.
Dy raste konkrete në Korcë dhe Durrës, ndërkohë e njëjta situatë ka qenë në shumicën e degëve të mëdha. Në Korcë në 20 seksione të qendrave të votimit u zgjodhën drejtues që si njihte askush. Pra prurje të reja, dhe shumë mire u bë, opozita po hapej. Në fakt cfarë rezultoi, keta persona votuan vetëm për kryetarin dhe nuk u panë më asgjekundi. Nuk ishin aspak në fushatë, aq sa PD nuk kishte komisionerë në këto QV në Korcë. Pra delegate fallco, votojnë një kryetar fallco, dhe rezultati pas fushatës normalisht do dalë fallco si vetë kryetari i PD në Korcë. Vjedhje vote nuk ishte, blerje apo emerim nga klani i bastardëve politikë që lejuan dhe ndërtuan të tillë skenarë, që ngjajnë shumë me akuzat e opozitës për zgjedhjet.
Në Korcë kishim struktura për zgjedhjet në parti, pak muaj më pas skemi në zgjedhjet lokale. Nuk i bleu askush, nuk i mbati në punë askush, ata ishin thjesht askushi që votuan për interesa personale të një individi dhe u përdorën thjesht një moment. Pasojat dihen.
Rasti i dytë është në Durrës. Një rezultat që vërtet nga shumë nuk pritej, por që shënjat ishin kudo. Baza e PD në Durrës ishte e shpartalluar. Asnjë nga drejtuesit e deleguar nga qendra nuk kuptonin se cfarë ndodhte me fushatën. Ka disa raste konkrete nga stafi i Grida Dumes se PD kishte vendosur në Qendrat e Votimit, si komisionere mbështetës të Vangjush Dakos. Këtu se ka fajin Grida, as Spaho, por ata që i vendosën, fajin e kanë zgjedhjet në parti, aty ku fillon plaga e vërtetë.
Pra përgjatë analizës, duhet kuruar plaga e parë, më pas e dyta, për të pasur një opozitë sa më të fortë dhe jo të sëmurë. Duhet të korrigjohen jo vetëm antarësia fallco, por më radhë drejtuesit, fallciteti në seksione dhe grupseksione, në degë. Kryesitë menjëherë dhe kryetarët që vrapuan të mernin poste për të qenë vetë kandidatë për bashkitë apo në listën e deputetëve në 2017, duhet të largohen. Basha këtë herë ka shansin të korrigjojë gabimet e bëra me apo pa lejen e tij. Diku është përgjegjës direkt, dhe për ketë minimalisht duhet të ndërhyjë ti korrigjojë.
Gabimet që nuk i vlerësoi si të tilla, më apo pa qëllim, sot faktet dhe rezultati flasin vetë. Kohë nuk ka shumë, zgjedhjet e tjera janë në prag të derës, opozita ka nevoje të ketë frymë, që në fakt ja marrin fallcot dhe pengmarësit e zgjedhjeve ne bazë që prodhuan rezultatin e 21 qershorit.
Elvi FUNDO
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, gjatë...
Dje jo vetëm për median e Tiranës por dhe atë rajonale, lajm...
Dy vëllezër binjakë, përkatësisht Edmond dhe Eduard Trushi m...
Entuziazëm gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, fill pa...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas dhënies 3 pik...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha sot se qev...
Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar ditën e sotma kërkesën e Parti...
Gjykata ka dhënë vendimin arrest me burg për autorët e grabi...
Në Konferencën e përbashkët të shtypit të Presidentit të sap...
Një konflikt fizik ndërmjet disa shqiptarëve dhe një polici ...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur asgjësimin e 1042 bimëv...
Policia ka asgjësuar 285 bimë kanabis në fshatin Velsh të Vl...
Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Athina sht...
Një ditë pas mesazhit të qartë, të prerë dhe të drejtpërdrej...
Persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar për vdekje një ...
Komuniteti i sipërmarrësve shqiptarë dhe gjermanë duhet të p...
Shtypi gjerman vlerëson vizitën e kancelares Angela Merkel n...
Bankat greke qëndruan edhe sot të mbyllura, ndërkohë që kriz...
Arresti kardiak ndodh kur zemra papritmas ndal rrahjet. Shum...
Komandanti i Korpusit amerikan të Marinsave tha të enjten se...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...