Kriza greke në fazë kritike
Bankat greke qëndruan edhe sot të mbyllura, ndërkohë që kriz...
Shtypi gjerman vlerëson vizitën e kancelares Angela Merkel në Ballkan pikërisht në pikun e krizës greke. Merkel e presin në Ballkan ndjenja miqësore për Gjermaninë, theksojnë mediat.
Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel ka gjetur jehonë edhe në shtypin gjerman e media të tjera të huaja. Mediat gjermane veçojnë disa aspekte të kësaj vizite, më shumë vëmendje veçse i kushtohet lidhjes së krizës greke me turin e Merkelit në Ballkan. Në një kohë kur kriza greke është shkallëzuar, Merkel vazhdon “gati demonstrativisht business as usual” shkruan gazeta gjermane “Die Welt”.
“Është e rëndësishme që Merkel së paku viziton Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Ajo ndoshta mund të kishte bërë edhe një ndalesë në Kosovë. Të gjitha këto vende ndodhen në vështirësi. Ato mund t’i sjellin probleme Gjermanisë në tre pika: në çështjen e refugjatëve, në situatën e tyre ende të brishtë, dhe në tendencat e fjetura, por megjithatë të ndjeshme të pansllavizmit….Sigurisht Ballkani ka nevojë për ndihmë. Këtu bën pjesë edhe premtimi që dera e Bashkimit Europian është e hapur. Nëse ne e mbyllim atë, po ashtu mbyllim edhe kuletën tonë, atëherë para këtyre shteteve ndodhen kohë të vështira, dhe ato mund të kërkojnë ndihmë, aty ku ne për shkak të interesit tonë nuk duam që të shkojnë: në kampin e rusëve”, komenton gazeta gjermane “Die Welt” nën titullin “Ballkani është i sigurtë” vizitën e Merkelit në Ballkan.
Perspektiva e anëtarësimit duhet bërë realitet
Ndërsa gazeta gjermane “Südeutsche Zeitung” nënvizon hapjen e vizitës dyditore në Ballkan me qëndrimin në Shqipëri. “Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka premtuar Shqipërisë, me fillimin e një vizite dyditore në Ballkan, ndihmë në anëtarësimin në BE. Pas takimit me kryeministrin Rama, Merkel tha se perspektiva nuk duhet të mbesë vetëm në letër, por duhet të bëhet realitet. “Ne përpiqemi ta ndihmojmë Shqipërinë në këtë rrugë”, ka thënë Merkel. Edhe çështja e refugjatëve shqiptarë që vijnë në Gjermani është prekur nga kancelarja gjermane në takim, nënvizon “Süddeutsche Zeitung”. Krahas kryeministrit Edi Rama që kërkon klasifikimin si vend i sigurtë i origjinës, edhe vetë Merkel theksoi se ajo personalisht është për këtë klasifikim.
Edhe “Badische Neueste Nachrichten” i kushton vëmendje vizitës së kancelares Merkel në Shqipëri e vende të tjera në Ballkan. “Tirana, Beogradi, Sarajeva. Mund të mendohej se Angela Merkel ka në këto ditë dramatike e intensive vërtet diçka më të rëndësishme për t’u marrë, se sa në mesin e dy samiteve në Bruksel, ku vendoset fati i Greqisë, të vizitojë periferitë e Europës, Shqipërinë, Serbinë e Bosnje-Hercegovinën. Fakti që ajo i qëndroi kësaj vizite dhe i kushton dy ditë problemeve të Ballkanit, tregon se sa seriozisht e panndryshuar ka mbetur situata në këtë rajon krize, ku Greqia bën pjesë si gjeografikisht, ashtu edhe kulturalisht e me mentalitetin historik.”
Eksportim i mirëqenies
Gazeta e Lüneburgut “Landeszeitung” e komenton po ashtu vizitën e Merkelit në Ballkan në kuadrin e krizës greke. “Kush e mendonte se vizita e Merkelit në Ballkan në kontekstin e dramës greke mund të dukej si një pushim? Por Merkel nuk mund të marrë shumë gjatë frymë lirisht. Sepse vendet e Ballkanit dhe Greqia janë dy anët e shenjës së turpit në fizionominë e BE-së: Dështimin e Be-së si aktor i fuqishëm madje në vetë sferën e saj të influencës. Nuk mjafton të sqarosh se pse nuk kanë shans për azil vendet e Ballkanit. Po qe se Europa do të ketë siguri të vërtetë në hapësirën e saj, duhet të veprojë në mënyrë strategjike si SHBA pas Luftës së Dytë Botërore dhe të eksportojë mirëqenie përmes një Plani Marshall”.
Media të tjera theksojnë atmosferën miqësore, me të cilën u prit Merkel në Shqipëri, por edhe në Serbi. “Reuters” vë në dukje se kancelarja i qëndroi vizitës së saj në Ballkan, megjithë krizën greke dhe kur ajo është kritikuar për qëndrimin ndaj Athinës së fundmi. “Por në kohën kur ajo niset drejt rezidencës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama valojnë flamuj gjermanë dhe shqiptarë përgjatë 19 kilometrave në çdo shtyllë elektrike. Kur zbret nga makina po ashtu e presin duartrokitje pas ekzekutimit të himnit gjerman. Si në Tiranë ashtu edhe në mbrëmje në Beograd, një kancelare të stresuar nga samitet e krizës e presin njerëz shumë miqësorë ndaj Gjermanisë.”DW
Bankat greke qëndruan edhe sot të mbyllura, ndërkohë që kriz...
Arresti kardiak ndodh kur zemra papritmas ndal rrahjet. Shum...
Komandanti i Korpusit amerikan të Marinsave tha të enjten se...
Deputeti Tom Doshi ka reaguar pas publikimit të videos së ba...
Deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli duket se ka patur n...
Këngëtari Redon Makashi ka pësuar një aksident pasditen e so...
Kreu i Kuvendit , Ilir Meta në mbyllje të seancës së sotme p...
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar gjatë vizitës...
A1 Report ka publikuar pamjet e ballafaqimit pa praninë e pr...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në faqe...
Temperaturat e larta pritet të vijojnë deri në mesin e javës...
Pas aksionit të policisë në Itali, Gjermani dhe Shqipëri, ku...
Ka përfunduar para pak minutash seanca gjyqësore ndaj kujdes...
Sokol Mjacaj, vrasësi i dy turisëve çek ka rrëfyer detaje ng...
Premiera botërore e filmit “Krom” me skenar dhe regji nga Bu...
Ka nisur seanca gjyqësore në Shkodër për Edvana Sulajn, puno...
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar deputetëve të pra...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme. Mës...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive...
Kryeministri u perpoq te fitonte zemren e kancelares Merkel,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...