web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i 18 për korrupsionin në degët e qeverisë, Nikolla rekord me 1362 denoncime

12 Korrik 2015, 06:02, Aktualitet CNA

Arsimi, shëndetësia, policia dhe drejtësia vijojnë të mbeten katër degët e qeverisë më të ekspozuara ndaj fenomenit të korrupsionit. Zyra Antikorrupsion në Kryeministri ka publikuar së fundmi raportin e 18 të saj dhe vihet re se për dikasteret e drejtuara nga Lindita Nikolla dhe Ilir Beqja vijohet të ketë rekord denoncimesh nga qytetarët.

Sipas të dhënave të nxjerra nga portali antikorrupsion, deri në fund të muajit qershor ka pasur në total plot 7189 denoncime për degë nga më të ndryshmet, por që më të shumtat kanë qenë për arsimin. Sipas burimeve nga Ministria e Çështjeve Vendore, ministri e cila ka në patronazh dhe Zyrën Antikorrupsion, qytetarët vijojnë të jenë aktivë dhe të denoncojnë raste korruptive.

Në bazë të të dhënave të publikuara në raportin më të fundit, por edhe sipas ekspertëve të kësaj zyre, rastet më të shumta janë për fushën e arsimit, atë të shëndetësisë, policisë, ndërsa një rritje të ndjeshme ka dhe drejtësia.    Arsimi

Që nga raporti i parë i publikuar nga Zyra Antikorrupsion dhe deri më tani, arsimi vijon të jetë në krye të degëve më të prekura nga korrupsioni, pasi denoncimet e qytetarëve janë rritur ndjeshëm. Në muajin mars kanë qenë 688 denoncime në këtë fushë, ndërsa sipas të dhënave më të fundit të nxjerra nga portali antikorrupsion kjo shifër kjo shkuar në 1362. Pra, vihet re se ka një rritje me rreth 50 për qind të denoncimeve. Ndërsa vetëm në muajin e fundit janë kryer rreth 100 denoncime për këtë fushë. Duke bërë një krahasim me denoncimet në total, rreth 20 për qind e tyre shkojnë pikërisht për dikasterin e drejtuar nga ministrja Lindita Nikolla. Nga këto ankesa, rreth 800 prej tyre janë zgjidhur nga ekspertët e caktuar nga ministri Bledi Çuçi dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa pjesa tjetër janë ende në shqyrtim prej tyre. Të tilla shifra tregojnë se ryshfeti dhe korrupsioni që nga arsimi i ulët dhe deri tek ai i lartë, vijon të jetë pjesë e shoqërisë shqiptare/ Sot

 





Lajmet e fundit nga