web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GENOCIDI DHE MASAKRA NE SREBENICE

11 Korrik 2015, 16:14, Aktualitet CNA

Sot eshte dita perkujtimore e Masakres se Srebenices. Bota sot perkujton kete masaker qe eshte kthyer ne masakren me te rende qe ka perjetuar Europa qe pas Luftes se Dyte Boterore.
8 mije burra dhe djem u masakruan dhe u moren me force nga kampet e refugjateve te mbikeqyrura nga trupat paqeruajtese te OKB-se.

Ne nje dite te tille perkujtimi, njerezimi duhet te ndjehet ne faj, nderkohe politikane e udheheqes te shteteve me te medha te botes, anetare te Keshillit te Sigurimit duhet te reflektojne qe ajo cfare ndodhi ne Srebenice, Zepe dhe me pas ne Kosove te mos perseritet me.

Pendesa dhe faji te mbetet tek ata qe ende sot nuk pranojne genocidin me te madh qe pas Luftes se Dyte Boterore ne Europe, Serbia dhe Rusia qe vazhdojne te pengojne zhvillimin demokratik te Ballkanit duke mos njohur genocidin dhe ata qe e shkaktuan kete tragjedi njerezore.

Ne Shqiptaret i mbetemi mirenjohes Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe fuqive te tjera perendimore qe nuk e lane makinen njerezore te merrte po aq jete njerezish te pafajshem ne Kosove sa edhe ne Bosnje.

Qeveria e Shqiperise sot duhej te kish nje delegacion te nivelit te larte ne Srebenice por fatkeqesisht ne 20 vjetorin e masakres Shqiperia mbylli edhe Ambasaden ne Sarajeve si per ti treguar bashkesise nderkombetare dhe boshnjakeve qe ne jemi emocionalisht dhe fizikisht te ndare nga Bosnja sot. Ajo Ambasade i sherbente dy shteteve shqiptare ne Ballkan dhe 7 milion shqiptareve ne rajon.

Sot cdo njeri nga ne duhet te ndihet Srebenicas apo boshnjak !

Albanian Policy Center





Lajmet e fundit nga