web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

INSTAT publikon të dhënat për 3-mujorin e parë të vitit

9 Korrik 2015, 15:45, Ekonomi CNA

INSTAT ka publikuar ditën e sotme të dhënat për tremujorin e parë të këtij viti.  Drejtori Gjergji Filipi, ka nënvizuar se prodhimi i brendshëm bruto në këtë periudhë është rritur me 2.82%.

?Të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2015. Në rastin e të dhënave paraqitet 2.82% kundrejt 2014, pra një rritje krahasuar me një vit më parë. Grupi i industrisë dhe energjisë pati një rritje më të madhe se sa tremujori i parë gjatë 2014. Grupi i degëve tregti-hotele-restorante shënojnë një rritje me 1.3%. aktiviteti i bujqësisë dhe peshkimit u rrit me 1.49%, krahasuar me vitin e kaluar. Aktiviteti i ndërtimit shënoi një rënie prej 4.73%. INSTAT boton sot për herë të parë seritë kohore, duke nisur nga viti 2008 deri në 2015?, ka deklaruar kreu i INSTAT.





Lajmet e fundit nga