web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Totozani ne Lazarat: Shoqeria te mos stigmatizoje banoret, ata meritojne te jetojne me dinjitet

8 Korrik 2015, 13:11, Aktualitet CNA

Avokati i Popullit, Igli Totozani takoi sot ne Lazarat banore te fshatit, pas ngjarjeve me te fundit te ndodhura aty, nga te cilet ka mesuar problemet me te cilat ndeshet komuniteti, ka degjuar hallet qe ata kane ne perballje me jetesen e perditshme dhe stigmatizimin e fshatit si bastion i kanabis dhe i krimit. Totozani vuri ne dukje se çdo banor i Lazaratit ka te drejte te jetoje me dinjitet dhe strukturat shteterore duhet t?u garantojne sherbime cilesore dhe projekte zhvillimi.  Ndersa shoqeria, tha ai, nuk duhet t?i stigmatizoje.

Avokati i Popullit do te pergatise nje pakete rekomandimesh per institucionet shteterore qe synojne permiresimin e jetes se qytetareve ne kete zone

Avokati I Popullit, Igli Totozani u njo nga afer edhe me ankesat specifike te banoreve te Lazaratit, e ofroi mbeshtetje per ta. Banoret pohuan se kerkojne te jetojne me ndershmeri dhe se nuk kane asnje lidhje me krimin, vrasjet apo njerezit e inkriminuar. ? Çdo banor i Lazaratit ka te drejte te jetoje me dinjitet dhe strukturat shteterore duhet t?u garantojne sherbime cilesore dhe projekte zhvillimi?, tha Avokati I Popullit.

Sipas Totozanit, duhet te ndalet stigmatizimi ndaj banoreve te ketij fshati, te cilet duhet te gezojne te gjitha te drejtat, si  çdo shtetas tjeter ne Republiken e Shqiperise.

Avokati i Popullit tha se ndodhet ne Lazarat per te garantuar respektimin e te drejtave te banoreve ne kete zone, sidomos pas ngjarjeve te fundit te ndodhura ketu. Nje apel iu drejtua edhe strukturave shteterore, qe  duhet te nderhyjne me impenjim maksimal per projekte zhvillimi,  qe garantojne kushte normale jetese.

Gjate bashkebisedimit me banoret e Lazaratit u ngrit shqetesimi i ndalimeve nga ana e policise. Njeri prej banoreve e konsideroi te papranueshem faktin se per 114 persona ne kete fshat policia ka ngritur te njejten akt-akuze. Avokati i Popullit duke theksuar mbeshtetjen per Policine e Shtetit dhe nderhyrjen e saj ne lufte kunder krimit dhe trafiqeve tha se eshte detyre e organeve shteterore qe te hetojne dhe te vene perpara pergjegjesise ligjore personat e inkriminuar dhe vleresoi se mjaft i rendesishem eshte edhe bashkepunimi me organet e rendit.  Megjithate, Avokati i Popullit theksoi se institucioni qe ai drejton ka nisur hetimin per disa raste ankimimi nga banore te Lazaratit. ?Komisioneret jane duke punuar me dokumentacionin dhe ne perfundim te tij do te nxjerrin edhe rezultatet konkrete per keto raste te denoncuara?, tha z. Totozani.

Me premtimin se do te vije me shpesh ne Lazarat,  Avokati i Popullit siguroi se do te shoqeroj ne çdo çast kthimin e normalitetit ne kete zone.

Avokati i Popullit do te pergatise nje pakete rekomandimesh per institucionet shteterore qe synojne permiresimin e jetes se qytetareve ne fusha te ndryshme te jetes. Kjo do te trajtohet me prioritet nga ana e Avokatit te Popullit.





Lajmet e fundit nga