Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel!
Vizita e kancelares Merkel ne Tiranë vlerësohet si një inkur...
Nëse Kosova nuk e themelon vetë Gjykatën Speciale, atëherë është Këshilli i Sigurimit të OKB-së ai që e bën një gjë të tillë. Ky është kërcënimi që vjen më së shpeshti nga faktori ndërkombëtar dhe përdoret edhe nga Qeveria e Kosovës, për themelimin e Gjykatës Speciale.
Mirëpo, njohësit e çështjeve juridike kanë qëndrime të ndryshme, sa i përket mundësisë që Gjykatën Speciale ta themelojë Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu nuk e sheh të mundshme themelimin e Gjykatës Speciale nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai thotë se nëse vepron në mënyrë racionale, KS i OKB-së nuk ka mundësi ta themelojë një gjykatë të tillë dhe nuk ka interes t?i futet kësaj aventure. E për këtë, Baraliu përmend tri arsye.
?Arsye e parë është se Kosova nuk është anëtare e OKB-së. E dyta, rezoluta 1244 është e tejkaluar. Në këtë rast, çdo veprim që do ta merrte KS i OKB-së, nuk ka as objekt as subjekt. E treta, nëse do të bënte një gjë të tillë, do të krijonte autogol. Do të krijonte një situatë bumerangu ndaj vetes, sepse edhe ato shtete që janë kundër Kosovës si shtet, do ta njihte shtetësinë e Kosovës dhe do të kishte efekte të caktuara pozitive në trendin e njohjes së Kosovës nga shtetet tjera?, tha Baraliu për Radio Kosovën.
Por ndryshe mendon, profesori i të Drejtës Ndërkombëtare Afrim Hoti. Ai thotë se Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund ta themelojë Gjykatën Speciale, nëse Kosova këmbëngul që mos ta themelojë atë dhe e humb mbështetjen e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe të cilat mund ta përdorin veton në Këshillin e Sigurimit.
?Mospërdorimi i të drejtës së vetos në KS të OKB do të hapte rrugën dhe do të jepte dritën jeshile që këshilli i sigurimit të themelonte këtë gjykatë. Me fjalë të tjera, unë mendoj se një gjykatë e tillë mund të themelohet mbi konstelacionin e akteve juridike ndërkombëtare në fuqi që janë në Kosovë dhe themelimin e gjykatës speciale nga OKB-ja e shoh si krejt realist?, tha Hoti për Radio Kosovën.
Gjithsesi, Hoti thotë se mosthemelimi i Gjykatës Speciale nga Kosova, përveç mundësisë që të themelohet nga KS i OKB-së, mund të bartë edhe pasoja të tjera, siç është zbehja e miqësisë me partnerët ndërkombëtarë dhe ngecja e integrimit të Kosovës në BE.
Ndërsa profesori Baraliu e quan jokorrekte që të ushtrohet një presion kaq i madh ndaj një shteti të ri dhe të pakonsoliduar ende, si dhe të frikësohet një popull i tërë me krijimin e Gjykatës Speciale nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Ndërkohë, edhe ish-shefi i zyrës ligjore të UNMIK-ut, Alexander Borg Olivier e ka vënë në dyshim mundësinë e themelimit të Gjykatës Speciale nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se dy anëtarët e përhershëm në Këshillin e Sigurimit, Rusia dhe Kina, nuk do të pranojnë të krijojnë një precedent i cili në të ardhmen mund të përdoret kundër tyre. Ai ka thënë se asnjë pasojë nuk do ta ketë Kosova nëse nuk e themelon këtë gjykatë.
Vizita e kancelares Merkel ne Tiranë vlerësohet si një inkur...
Vizitë historike – shtysë e re per perspektivën europiane të...
Kjo video po ben kthehet ne hit ne rrjetet sociale. Majmuni ...
Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal për një pedagog d...
Policia e Krujës ka asgjësuar 420 bimë kanabis sativa në fsh...
Prokuroria ka dhënë pretencën e saj për këngëtarin Arkimed L...
Delegacioni që do presë kancelaren Angela Merkel është nisur...
Pedagogët e Forumit për Liritë Universitare kanë dorëzuar dj...
Organi i akuzës ka thelluar dhe intensifikuar hetimet për ku...
Tarikati Islamik Halvetian ka publikuar një deklaratë për sh...
Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, Servet Pël...
Është liruar nga paraburgimi edhe një kujdestare tjetër e je...
Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh i vendosur për va...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasv...
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Agim Gashi, 27 vjeç,...
Edukatorja e arrestuar nga policia për shpërdorim detyre në ...
Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar 820 bimë narkotike të ll...
Gjermanët nuk do t’ua besojnë autoriteteve shqiptare sigurin...
Policia e Vlorës ka asgjësuar 17 parcela me 2672 bimë kanabi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...