Abuzimet me tendera/ Pritet arrestimi i bashkëpunëtorëve të Tahirit
Organi i akuzës ka thelluar dhe intensifikuar hetimet për ku...
Pedagogët e Forumit për Liritë Universitare kanë dorëzuar dje në Komisionin parlamentar të Edukimit dhe Medias një memorandum të firmosur nga më shumë se 200 persona, të cilët kundërshtojnë ligjin për arsimin e lartë të qeverisë. Përmes këtij memorandumi, ata kanë renditur ato pika ku çalon drafti i qeverisë. Përfaqësues të këtij forumi ishin dje të pranishëm në komision ku dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre ndaj draftit, teksa hodhën poshtë mjaft nene. Akademiku Artan Fuga, e cilësoi ligjin si një ligj jo për periudhën e sotme, ndërsa u shpreh se nëse ai miratohet në formën aktuale do të sjellë dëme të shumta për arsimin shqiptar. ?Mendimi ynë është se problem i parë i këtij projektligji krahas mjaft formulimeve pozitive, ne kemi në radhë të parë një problem kulturor. Frymë e projektligjit na duket në radhë të parë e prapambetur sepse karakterizohet nga një pozitivizëm i shekullit 19. Flitet për standarde të unifikuara të vlerësimit të cilësisë me idenë e shekujve të kaluar që e vërteta është unike, mund të standardizohet dhe nuk është ashtu sikurse konsiderohet e vërteta shkencore sot, si një vend dialogu?, deklaroi Fuga. Më tej përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit u shpreh se Ministria e Arsimit nuk ka marrë aspak për bazë sugjerimet e tyre.
Fondet për privatin
Profesor Artan Fuga u është përgjigjur dje dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se asnjë lekë nga buxheti i shtetit nuk do të shkojë tek universitetet private. Fuga deklaroi se pretendime të tilla nuk qëndrojnë, pasi me ligjin e ri për arsimin e lartë do të ketë fonde dhe për privatin. ?Ne nuk mundemi të pranojmë që buxhetet publike të shkojnë tek operatorët privatë në kushtet kur diplomat po zhvlerësohen. Dhe ato diploma në treg kanë një vlerë reale gjithnjë e më të ulët, sepse papunësia intelektuale, këtë investim të madh që bën familja shqiptare dhe që mund të bëjë buxheti i Republikës së Shqipërisë, të shkojë në prodhime diplomash që në treg nuk kanë vlerë?, vijoi ai. Një problematikë tjetër e ngritur nga akademiku është dhe modeli se ku bazohet ky draft. Sipas Artan Fugës, deri më tani Ministria e Arsimit nuk ka dhënë një përgjigje të qartë se ku bazohet modeli. Po ashtu ai tha se stafet akademike janë të bindura se nuk ka asnjë model në vendet e Bashkimit Evropian.
Tarifat e studimit
Pedagogët e Forumit për Liritë Universitare janë shprehur dje gjatë seancës dëgjimore në Komisionin parlamentar të Edukimit, se nëse ligji për arsimin e lartë miratohet në formën aktuale, atëherë shumë shpejt mund të ndodhë dhe rritja e tarifave studimore. Profesor Fuga kundërshtoi ashpër dhe planin e qeverisë për dhënien e kredive studentore, duke u shprehur se duhet të bëhet kujdes. ?Konkurrenca do të sjellë, që granti siç thotë projektligji që jep buxheti publik vihet në të njëjtën listë që jep pagesa studentore, jo më për regjistrimin, por pagesa për studimet. Çka do të thotë që nëse universitetet do të ndodhen para një situate të caktuar sigurisht që do të rrisin çmimet dhe tarifat e studimit dhe jo të regjistrimit dhe duke hyrë në një situatë financiare shumë të vështirë, çfarë do të bëjnë? Do të bëjnë atë që bëjnë universitet private sot, pa ju hedhur gurin, por nga një anë çmimet në treg mbahen të larta, ulen shpenzimet në dëm të cilësisë?, tha ai. Fuga deklaroi dje se ligji për arsimin e lartë është bërë në ndikimin e privatit./ Sot
Organi i akuzës ka thelluar dhe intensifikuar hetimet për ku...
Tarikati Islamik Halvetian ka publikuar një deklaratë për sh...
Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, Servet Pël...
Është liruar nga paraburgimi edhe një kujdestare tjetër e je...
Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh i vendosur për va...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasv...
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Agim Gashi, 27 vjeç,...
Edukatorja e arrestuar nga policia për shpërdorim detyre në ...
Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar 820 bimë narkotike të ll...
Gjermanët nuk do t’ua besojnë autoriteteve shqiptare sigurin...
Policia e Vlorës ka asgjësuar 17 parcela me 2672 bimë kanabi...
Faktori ndërkombëtar ka rritur presionin ndaj qeverisë shqip...
Policia ka arrestuar sot pasdite nje person te shumekerkuar ...
Marrëdhënie gjermano-shqiptare kanë qenë konstante pavarësis...
Cilat do të jenë mesazhet e kancelares Merkel në Shqipëri, S...
Intervistë me Kryetaren e Komisionit të Politikës së Jashtme...
Ish-Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, po hetohet për shpërd...
Ne nje postim ne rrjetin social facebook, ish-kryeministri S...
Gazeta Shekulli ka sulmuar sot publicistin Dritan Hila, pas ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...