web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e turistëve në Shqipëri/ Mediat çeke: Turistët çekë e duan Veriun e Shqipërisë dhe pse i rrezikshëm

5 Korrik 2015, 11:09, Kosova & Bota CNA

Vrasja e çiftit çeke në Shqipëri nuk ka ndikuar aspak në konsideratën që kanë turistët çekë për bukuritë natyrore të Alpeve shqiptare.   Mediat çeke shkruajnë se veriu i Shqipërisë, së bashku me malet është një destinacion shumë i dashur për çekët.

Ja çfarë shkruajnë mediat çeke

Ky është një shkrim që bëhet duke ju referuar vrasjes më të fundit të një çifti çek në Shqipëri, mbrëmjen e së premtes në Prekal të Shkodrës.   Shqipëria ka Alpe fantastike, bujtina të pakta dhe zona e Veriut është e pa urbanizuar mirë. Çmimet janë të lira, tre euro për një birrë, ndërsa klima është fantastike.    Valbona dhe Thethi janë dy destinacionet më të dashura. Ka Alpe ku dëbora nuk shkrin kurrë, ka ujëvara dhe burime të pastra, madje dhe uji i lumenjve mund të pihet.    Mirëpo në Alpet Shqiptare ka rreziqe dhe shumë herë ka patur vrasje apo të shtëna me armë. Këto përbëjnë rrezik për çekët, të cilët ndryshe nga turistët e tjerë zgjedhin që të rrinë në natyrë në çadra.





Lajmet e fundit nga