web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turku: Ta godasim e ta trembim më 21 qershor mazhorancën që na ka vënë lakun në fyt

14 Qershor 2015, 14:35, Politikë CNA

Kandidati i Partisë Demokratike në Elbasan, Ardian Turku,  zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Sipas kandidatit të PD, kjo lagje është ndër më të prekurat nga problemet sociale, ku papunësia është në një shkallë edhe më të madhe se në zonat e tjera. Kandidati Ardian Turku tha se është në dijeni të problemeve tepër të mëdha të këtyre banorëve, të cilët janë hequr nga ndihma ekonomike dhe janë braktisur nga shteti, duke premtuar ndërhyrje për përmirësimin e situatës.

?Shumica e familjeve kanë qenë me ndihmë ekonomike, vjen qeveria dhe pret gjoja në emër të një reforme, apo projekti pilot për Elbasanin, gjysmat e familjeve në ndihmë ekonomike. Para vitit të ri, vitin e kaluar, nga 4200 familje në ndihmë ekonomike që ka pasur Elbasani, 2000 u shkurtuan menjëherë dhe besoj ka edhe nga ju që jeni këtu që keni dalë jashtë skemës së ndihmës ekonomike’ tha kandidati Turku.





Lajmet e fundit nga