web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëlzen Berisha-gazetarëve: Nuk kam asnjë plan për të hyrë në politikë

30 Maj 2015, 17:57, Politikë CNA

Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka mohuar zërat se ai do të futej në politikë. Në një debat virtual, të bërë në statusin e gazetarit Bledian Koka në Facebook, Berisha shkruan se nuk ka asnjë projekt lidhur me përfshirjen e tij në strukturat e Partisë Demokratike. Ndër të tjerë, në debat ka marrë pjesë edhe gazetarja Desada Metaj, e cila hedh dyshimet lidhur me bizneset e djalit të ish-Kryeministrit Berisha. Por edhe për këtë çështje ai ka reaguar, duke thënë se kushdo mund t?i drejtohet ILDKP-së për të marrë informacionet e plota.
?Nuk kam asnje projekt per te hyre ne politike. Ne ndryshim nga kundershtaret, shpifjeve kam zgjedhur t’u perpigjem ne rruge ligjore dhe mendoj se kjo eshte nje forme me ezauruese se sqarimet publike. Te gjithe ata qe kerkojne te dine me cfare merrem mund t’I drejtohen ILDKP dhe do marrin cdo informacion qe u nevojitet. Sigurisht kjo vlen per gazetaret profesioniste jo per ”leckat” apo postieret e tyre.? Shkruan shkëlzen Berisha.
Ndërkohë statusi i gazetarit Bledian Koka, për të cilin reagoi Berisha:
?A po e “ftojne” te majtet Xen Berishen ne politike?!…
Pak para se Sali Berisha te terhiqej nga drejtimi i PD-se pas disfates elektorale te 23 Qershorit te 2013-es, shume njohes te politikes vinin si bast te sigurte se, projektimi real i trashegimise politike te Doktorit ishte vajza e tij Argita, per shkak te pushtet real qe perflitej se ajo ushtronte ne emer te te atit. Por me shume se njehere vete Gita (sic njihet ne rrethet e ngushta, e sic e therret i ati) e ka mohuar kategorikisht angazhimin e saj ne politike!… E ne kete pike kur “delfini” i Doktorit per trashegimine politike, kerkon te notoje ne ujerat e biznesit e jo te politikes, duket se rruga per nje tjeter ‘Berishe’ ne politike po ‘shtrohet’ me apo pa vetedije, nga faktoret e te majtes, dhe emrat e pare qe te vijne ne mendje jane Ilir Meta, Erjon Veliaj apo Taulant Balla!… 3 personazhe me ze te fuqishem ne politiken e mazhorances e kane kthyer shpesh ‘Xenin’ ne objektin e tyre te preferuar, te akuzave politike per te sulmuar atin e tij, por harrojne se tashme “Xeni ecen vete”, ka edhe ‘zerin’ e tij, por per momentin vetem te shkruar…ne Facebook!… ‘Xeni’ replikon dhemb per dhemb me kedo qe ia permend emrin (me apo vend)!… Erjon Veliajt i replikon gjithmone duke e cilesuar si “Zogu i Rames”, per Ilir Meten, Xeni ka dyshimin nese ai eshte “burri i Monikes apo sherbetori i Shkelzenit” kur ai thote se dikur “dha doreheqjen prej Xenit”, e ndersa me Taulant Ballen, Shkelzeni ka nje llogari te hapur ne gjykate!…Pra ‘Xeni’ qe pas 23 qershorit duket se ka marrre fatet e veta ne dore, duke luftuar me kedo qe e sulmon, por per kete ka zgjedhur vetem reagimin ‘social’ ne Facebook!… Ne keto kushte lind pyetja se edhe sa kohe do te qendroje larg politikes aktive Shkelzen Berisha per aq kohe sa ajo…, Politika, e i sulet atij, sa here i jepet rasti dhe e sulmon sikur te ishte ai aktori kryesor i opozites?!… Sigurisht qe nese ‘Xeni’ vendos te futet ne politike, mese pari duhet te sqaroje pozicionin e tij me tragjedine e Gerdecit, me te cilin emri i tij aq shume eshte perfolur dhee kurre nuk eshte thirrur nga organet e drejtesise per te dhene versionin e tij te fakteve!… Ne keto kushte, nisur edhe nga gjuha qe Shkelzen Berisha perdor ne rrjetet sociale, duket se ai nuk e sheh politiken aspak si nje terren te panjohur, por perkundrazi, po e trajton ate si nje beteje te ashper, me te cilen besoj se ai po matet mire…, qe te perfshihet!…?





Lajmet e fundit nga