web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj: Një milion banorë, një milion mundësi, e jo një milion probleme që ka Tirana sot

30 Maj 2015, 12:13, Politikë CNA

Kandidati për kryetar bashkie për Tiranën i ?Aleancës për Shqipërinë Eropiane, Erion Veliaj, është takuar sot me banorët e Kasharit dhe zonave përrreth, ku ka premtuar jo vetëm legalizimin, por rritjen e mirëqenies, punësimin, ndertimin e tregjeve, kanaleve kulluese e vaditese, ujin e pijshëm, ndërtimin e infrastrukturës etj.

Kandidati Veliaj u shprej se ?Sot Tirana ka në milion banorë dhe ka një milion probleme dhe ne do ta kthejmë në në një milion mundësi. Në Tiranë janë bërë shumë premtime, por kryeqyteti është si në Afrikë. Kashari ka probleme, pasi banorët e rinj nuk janë regjistruar dhe ne premtojmë që të jenë edhe banorët e rinj të denjë, që në radhë të parë të legalizohen jo vetëm ata që kanë ndërtuar vetë, por edhe ata që banojnë në pallate, pasi janë 20 mijë banorë të pa legalizuar dhe Bashkia në bashkëpunim me Artan Lamen dhe ALUIZNIN të bëjnë të mundur legalizimit dhe legalizimin falas siç edhe ka premtuar qeveria?.

?Jo vetëm Kashari, por dhe Ndroqi dhe të gjithë banorët e Tiranës, do të marrin një milion shërbime dhe jo asgjë si deri më tani. Në të gjitha zonat do të sjellim kanalizimet, ujin, rrjetin vaditës. Vaqarri dhe zonat përrreth kanë probleme, pasi popullsia në Vaqarrit ka probleme me legalizimet, hipotekat dhe infrastrukturen rrugore, që është e ngjashme me një vend të botës së tretë. Po ashtu, edhe tregjet të mos jenë më monopol, por të kemi një zgjerim të tregjeve dhe të këtë konkurencë, qe fermerët mos të shkojnë në një treg të paracaktuar, por në shumë tregje?, tha Veliaj

Po ashtu, ai ka premtuar një qendër këshillimi për të ndihmuar banorët për problematikat që kanë, parkun e liqenit të Kasharit, si dhe përmiresimin e të gjithë infrastrukturës mes fshatrave dhe zonat të jenë të lidhura, që të gjithë ata banorë të zonave të kenë akses në tregje apo rrugëtimin për në kopshte e shkolla.





Lajmet e fundit nga