web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Serbia siguron daljen në det nëpërmjet Shqipërisë, Rama e Vuçiç nënshkruajnë protokollin për autostradën Durrës-Nish

30 Maj 2015, 11:23, Politikë CNA

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, brenda 15 ditësh do të nënshkruajnë protokollin për realizimin e projektit të autostradës Durrës-Nish. Kështu ka deklaruar Ministrja serbe e Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.

Ajo ka thënë se projekti i autostradës Nish-Merdare ?Prishtinë-Tiranë ?Durrës do të kushtojë rreth 1 miliardë euro.   ?Serbia dhe Shqipëria tash e 6 muaj janë duke punuar rreth kësaj dhe jemi duke i përgatitur projektet, të cilat dy kryeministrat do t’i prezantojnë në Vjenë gjatë muajit gusht?, ka thënë Mihajloviç.

Ajo ka theksuar se kjo autostradë do të jetë e rëndësishme, sepse lidh rajonin, veçmas për Serbinë, e cila do të sigurojë dalje në det nëpërmjet Shqipërisë. Ajo ka thënë se stabiliteti politik është kusht për realizimin e këtij projekti.





Lajmet e fundit nga