web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama prezanton kandidatin ne Kelcyre, flet per rruge e ujesjelles

30 Maj 2015, 13:42, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane , në Bashkinë e Këlcyrës, Klement Ndonin si dhe kandidatët për këshilltar. Në fjalën e tij Rama  tha se  ka nisur projekti i Këlcyrës së re . Sipas tij rruga nga Lekli  deri në Përmet , do të lidhë Këlcyrën dhe Përmetin me pjesën tjetër të vendit dhe do të jetë një rrugë turistike. Kryeministri Rama  gjithashtu u ndal edhe  tek një tjetër projekt i madh, siç është ai i ujësjellësit, një investim që kap shifrën e 1.5 mln $, që do të zgjidhë  problemin e ujitjes. Rama i ftoi  qytetarët që të votojnë në drejtimin e duhur, në mënyrë që  sëbashku të të realizojnë  projektet e nisura. Nga ana tjetër, kandidati Klement ndoni tha se  rilindja urbane ka nisur të ndjehet dhe në Këlcyrë. Ndoni konfirmoi se falë qeverisë është siguruar financimi  për projektin e ujësjellësit .





Lajmet e fundit nga