web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i DASH: Shqipëria vend i rrezikshëm për shkak të bandave kriminale, epidemi grabitjesh dhe thyerjesh gjatë natës, policia e korruptuar 

17 Maj 2015, 08:16, Aktualitet CNA

Shqipëria është një vend tejet i rrezikshëm për të huajt dhe vendasit, për shkak të operimit të bandave kriminale dhe pafuqisë së policisë për të luftuar krimin. Kështu thuhet në një raport të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe aktualitetin në Shqipëri, ku përmes të cilit u bëhet thirrje shtetasve amerikanë që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimeve në vendin tonë.   Raporti i publikuar, pak ditë më parë, është hartuar nga Byroja e Sigurisë Diplomatike (OSAC), organ pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe sipas tij, problematika më e madhe në Shqipëri është krimi. Raporti paraqet situatën për vitin 2014 dhe ndër të tjera theksohet se shqetësim mbeten grabitjet dhe vjedhjet me thyerje. Po sipas tij, në Shqipëri mjaft shqetësues është dhe krimi i rrugës. Po ashtu, OSAC është shprehur se policia vijon përpjekjet për të luftuar krimin, por pavarësisht kësaj, theksohet se ka disa grupe kriminale të organizuara që operojnë. ?Përgjatë vitit 2014 krimi i përgjithshëm vijon të jetë shqetësues. Ka pasur një rritje të krimit, kryesisht për shkak të rritjes së madhe të grabitjeve dhe vjedhjeve me thyerje. Krimi i rrugës është i zakonshëm në zonat urbane, kryesisht gjatë natës. Rritja më e madhe e krimit është shënuar në vjedhjet me thyerje dhe dhunën në familje. Policia vijon të luftojë armëmbajtjet pa leje dhe tregtinë e drogës, por në Shqipëri vijojnë të operojnë ende grupe të organizuara kriminale?, thuhet në raport.

Policia 

Një fokus të veçantë në raport i është dhënë edhe policisë. Sipas tij, qeveria shqiptare vijon me reformat në këtë aspekt, por mjaft shqetësues mbetet shpejtësia e reagimit të forcave të rendit. Po ashtu është theksuar se pagat e policëve janë të ulëta dhe kjo ka sjellë që në radhët e tyre të ketë persona të korruptuar. ?Qeveria po vijon me përpjekjet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe në vitin 2014 pati një rritje të pagës së policisë. Institucionet e zbatimit të ligjit janë përmirësuar dhe ka një prani të dukshme të policisë në të gjithë Tiranën dhe qytetet e tjera. Por për shkak të burimeve të kufizuara përgjigja e tyre në të shumtën e rasteve është e vonuar. Një shqetësim lidhur me policinë janë pagat e tyre, pasi janë të ulta dhe kjo ka bërë që të ketë korrupsion. Megjithatë vijohet të ketë përmirësim në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar?, theksohet më tej.

Shpërthimet me tritol   

Një tjetër shqetësim që ka ngritur Byroja e Sigurisë Diplomatike në Departamentin Amerikan të Shtetit janë dhe shpërthimet me tritol, të cilat në vitin 2014 kanë qenë të pranishme në vendin tonë. Sipas raportit, ky fenomen edhe pse në rënie vijon të jetë shumë shqetësuese. ?Kryesisht eksplozivët e shpërthyer nga distanca, që kanë për objekt banesa apo automjete private, kanë rënë me 15 për qind, por fenomeni është ende alarmues. Shumica e incidenteve kanë ndodhur në Fushë Krujë. Kryesisht objekt sulmi kanë qenë individë të veçantë të lidhur me mosmarrëveshje biznesi, mosmarrëveshje kriminale apo dhe për veprimtari politike?, thuhet në raport. Duke qenë se fokusi i Byrosë Diplomatike është siguria e shtetasve të saj në vendet e huaj, me anë të këtij raporti u është bërë thirrje amerikanëve që vizitojnë Shqipërinë që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve, pasi vendi cilësohet me rrezikshmëri. Këshilla kryesore që u është bërë është që të lëvizin në grup, pasi ka rrezik që të sulmohen nga grabitësit./ Sot

 





Lajmet e fundit nga