web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një kryetare qarku e dehur

16 Maj 2015, 10:27, Aktualitet CNA

Irena Nikaj kryetarja e Qarkut Korcë u kap dy ditë më parë nga emisioni FIKS FARE, në shkelje flagrante të ligjit. Ajo kishte pushuar nga puna 28 punonjës 18 prej të cilëve me status nënpunsi, të gjitha këto shkarkime janë bërë në vetëm 1 vit të saj në krye të qarkut Korcë.

Shkarkimet duken totalisht të pamotivuara ligjorit dhe janë bërë nga juristja e bashkisë Korcë Eva Naci e cila përkohesisht u importuan në qark. Sapo përfundoi procesin e ?masakrimit? të administratës ajo u largua.

Fiks Fare zbardhi cdo detaj në një filmim ku kryetarja e Qarkut Korcë Irena Nikaj fliste përcart, nuk dinte cfarë të thoshte. Ajo si shpëtim gjeti DAP-in institucionin e administratës publike, por në intervistën e dhënë nga DAP doli krejt ndryshe.

Njërëz të pushuar prej gati 1 viti, vende që mbahen bosh, konkurse që nuk shpallen, emërime me kontratë të militanbtëve politikë, këto ishin pak për atë cfarë ka bërë Irena në këtë qark.

Mëgjithëse ajo u denoncua nga Fiks Fare dhe gazetarja Alisa Mysliu, gjeti si zgjidhje të fshihej pas gishtit. Në vend të një reagimi qytetar, ajo kërkoi të fshihej pas CityFM radio dhe cityfm.al. Fatkeqsisht nuk ndodhi ajo që pritej. Irena humbi kontrollin dhe bëri një deklaratë tjetër qesharake.

Dje në mbrëmje doli nga vrima ku ishte futur dhe me një profil ku fsheh emrin e saj ajo filloi të mbrohej në rrjetet sociale. Irena Nikaj në rrjetet sociale del si Rena Nikaj, nuk e dimë pse kryetarja e fsheh profilin e saj. Por kjo ka pak rëndësi, në vend të një reagimi ajo kërkon të nxjerr vetën e palarë, fyen gazetaren e emisionit, përpiqet të shfajësohet dhe në asnjë rast nuk pranon se është kapur ?e gjallë? nga Fiks Fare.

Por kjo kryetare qarku me pasion sportin, ndoshta ka qenë nën efektin e ndonjë gote kur reagonte. Themi efektin pasi cityfm.al ka siguruar informacione të plota se kryetarja e qarkut Korcë Irena Nikaj pi alkol gjatë orarit zyrtar e gjen në klub duke rëkëllyer gotat, ndoshta efekti i alkolit e ka bërë që të reagojë ashtu si dje.

Gjithsesi Fiks Fare ishte denoncuesi i saj, por cityfm.al së shpejti do sjellë të tjera materiale denoncuese me zë dhe figurë për kryetaren e qarkut, e cila tashmë po mbyll cilin e saj politik dhe po del me turp nga një institucion që e përdori për hakmarrje dhe ?ekzekutime? politike.-





17:00 Aktualitet

 Ajo dukej mëse e tonifikuar dhe e bukur teksa pushonte. Kis...

Lajmet e fundit nga