Protestat para Kuvendit/ Rama: Kanë mbetur puplat e zeza, zemra ka shtegtuar me flamingot
Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat para Kuvendit...
Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat para Kuvendit...
Nga Roberto Sommella*
Në fund, nuk do të kemi një Grexit dhe as Brexit, dhe ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë shpresuar se tregjet do të përjetojnë ngjarje traumatike, në funksion të spekulimeve për të nxitur ulje-ngritjet në bursa. Dhe kjo për shkak se tek e fundit, Bashkimi Evropian, me të gjithë të metat e tij, është ende bota më e mirë e mundshme në oqeanin e globalizimit.
Të vetme, Londra dhe Athina, mund të gjendeshin keq, duke u përballur me ekonomitë e SHBA-së, Kinës, Indisë, tigrave aziatikë dhe BRICS (Brazili, Rusia, India Kina dhe Afrika e Jugut). Gjërat duhen parë me një dozë të shëndoshë realizmi, dhe në ekonomi ky barometër punon gjithnjë mjaft mirë. Ajo që ëndërron tashmë, është politika.
Përveç të gjitha vështirësive me të cilat përballet, qeveria Cipras vazhdon të vuajë paaftësinë për të vendosur në një tryezë BE-në me zgjedhësit e saj. Megjithatë, ajo do t?ia dalë gjithësesi të bindë gjermanët mosbesues dhe Bankën Qëndrore Evropiane (që në fakt e mban gjallë Greqinë, duke financuar bankat e saj), për të zgjatur afatin e shlyerjes së borxhit prej 240 miliardë eurosh.
Dhe arsyeja është e thjeshtë: sot askush, ndërsa ka shenja rimëkëmbjeje, nuk dëshiron që gjithçka të hidhet në erë, për shkak të mosdhënies republikës helenike të pak më shumë kohe, për të rivendosur rregull tek financat publike, aktualisht katastrofike.
Do të vazhdohet kështu, ultimatum pas ultimatumi, nga Eurogrupi tek Këshilli Evropian, pa dëshirën më të vogël për të fundosur barkën greke. Do të kalojnë ndoshta javë të tëra, por në fund 7 miliardë eurot e kredive të reja, Athina do t?i marrë me pëlqimin e vetë Angela Merkelit. Dhe do të jetë diçka e mirë, pavarësisht si mund të mendojë dikush.
Më shumë sesa dalja e Greqisë nga eurozona, ajo që frikëson vërtetë mund të jetë referendumi anglez, që me një neologjizëm të thjeshtë do të shoqërojë si një fantazmë të gjitha peripecitë e BE nga tani deri në vitin 2017. Dejvid Kameron, fituesi i zgjedhjeve të fundit parlamentare, ka premtuar se do t?i japë mundësinë qytetarëve të tij të shprehen mbi pjesëmarrjen në monedhën e vetme brenda dy viteve të ardhshme.
Sinqerisht, kjo nuk duhet të trembë, sepse në thelb Britania gjithmonë e mban një këmbë në BE, dhe tjetrën të gozhduar mbi shkëmbinjtë e Doverit, dhe përherë është dëshmuar shumë besnike pas stërlinës së saj, ashtu si ndaj çajit apo edhe drejtimit nga e djathta.
Përsa i përket politikave financiare, mbrojtjes së përbashkët dhe strategjive për të përmbajtur rrjedhën dramatike të emigrantëve, Anglia, si laburiste apo konservatore ? siç ka bërë vitet e fundit ? në fakt ka dhënë gjithmonë përshtypjen, se bën pjesë në komunitetin evropian, vetëm për interesat e saj sesa për një frymë solidariteti, duke përdorur mirë dhe në kohën e duhur, fuqinë e vetos.
Pra, në rast se me të vërtetë do të ketë konsultime, evropianët e tjerë nuk duhet të frikësohen ndaj një Brexit:edhe nëse do të ndosdhte, paradoksalisht ajo do të jetë diçka pozitive, pasi të paktën do të ketë më në fund një grimë qartësie. Diçka që nuk është parë në këto konsultime të mbyllura, ku tema e Evropës, u prek vetëm me gjysmë zemre nga kryeministri, ashtu si edhe rivali i tij, Ed Miliband.
Për ekspertët, tipari më e rëndësishëm i zgjedhjeve britanike, do të ishte pa dyshim çështja nëse do të organizohet apo jo një referendum për daljen e Londrës nga Bashkimi Evropian, por pastaj për këtë gjatë fushatës zgjedhore, është folur shumë pak.
Për shembull, Manifesti Laburist, i kushtonte Evropës një faqe nga 80 gjithësej, ndoshta për shkak të frikës së mos rrëshqiste mbi një lëvozhgë bananeje. Dhe nga pak, të gjitha palët nuk u angazhuan me bindje, mbi një temë të tillë të diskutueshme. Kameron premtoi pikërisht një studim mbi normën e europianizimit të anglezëve, në emër të konservartorëve, por e dinte mirë se një pjesë e rëndësishme e elektoratit të tij, në radhë të parë interesat e industrisë dhe të financave, gjithmonë të afërta me konservatorët, shkojnë në drejtim të kundërt.
Çfarë kuptimi do të kishte Siti, sheshi më i rëndësishëm në botë, pa BE-së? Tek cilat rregulla mbi tregtinë, agjensinë e normimit, derivatet dhe kështu me radhë, mund të ndikojë ende Londra, duke dalë nga komuniteti, dhe pa patur qoftë edhe një komisioner të vetëm evropian? Dhe a do të mund të shpëtonin bankat e Anglisë, pa garancinë e ndihmës shtetërore të Komunitetit Evropian?
Nga ana e tij Miliband, e mbrojti Evropën, por ishte gjithashtu i vetëdijshëm se për të fituar zgjedhjet, ai duhej gjithashtu të fitonte mbështetjen e shumë euroskeptikëve, që jo domosdoshmërisht gjenden në vetëm gjirin e UKIP të Najxhëll Farexh, por gjallojnë edhe në mesin e laburistëve.
Marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me Evropën, do të udhëhiqen nga barometri paszgjedhor, që do të tregojë se çfarë moti do të bëjë për ekstremistët anti-BE, konservatorët euroskeptikë, laburistët të ftohtë ndaj Evropës, Liberal Demokratët eurobesnikë dhe skocezët e SNP. Këta të fundit, realisht euroentuziastë, dhe jo vetëm pse fituan më shumë vende në parlament.
Shumë përkufizime shkojnë dorë për dore, por me pak bindje, se në fund statuskuoja do të mbizotërojë edhe pas dy vjetësh:shumë zhurmë për asgjë, do të thoshte dikush që britanikët i njihte shumë mirë./Bota.al
Prefekti i Filadelfias Michael Nutter, tha se pesë veta humb...
Spiunazh industrial ka pasur gjithmonë. Por në epokën digjit...
Ambasada amerikane në Shkup ka përshëndetur sot dorëheqjet e...
Anketa të kohëve të fundit tregojnë se demokratja Hillary Cl...
Letrat private të princit Çarls drejtuar ministrave të qever...
Ambasada amerikane në Shkup sot ka përshëndetur dorëheqjet e...
Numri dy I Shtetit Islamik, është vrarë në një sulm ajror të...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që të hënën të zh...
Përgjimet e reja që janë publikuar sot në Shkup, kanë implik...
Kuvendi i Maqedonisë, me 74 vota për dhe 4 kundër, miratoi e...
Komisioni Evropian ka propozuar që vendet e BE-së të marrin ...
Ministria e Brendshme ka konfirmuar shkrimin e një dite më p...
Kryeministri britanik, David Cameron, njoftoi legjislacion t...
Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatou Bensouda, ...
Dorëheqja e dy ministrave të qeverisë Gruevski në Maqedoni s...
Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Veriut, Hyon Yong-chol ësh...
Nga përplasja e trenit të udhëtarëve në Filadelfia të Shtete...
Elisabeth Kichkine, e ashtuquajtur “gjyshja ruse e Kinës”, e...
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se pati diskuti...
Që prej fillimit të luftimeve në Siri dhe Irak, mbi 41 qytet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...