web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Maqedoni/ Ambasada e SHBA: Dorëheqjet hap pozitiv, ecni përpara

13 Maj 2015, 16:33, Kosova & Bota CNA

Ambasada amerikane në Shkup ka përshëndetur sot dorëheqjet e ministres së brendshme Gordana Jankullovska, shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ministrit të Transportit, Mile Janakievski.

?Dorëheqjet e zyrtarëve të lartë qeveritar janë një hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës aktuale politike dhe lëvizjen e vendit në drejtim pozitiv?, theksoi ambasada, informon ajgencia INA.

Ambasada nënvizoi se me rëndësi është që liderët e vendit të hetojnë keqpërdorimet e mundshme të pushtetit dhe të ndërmarrin hapa për reformimin e institucioneve demokratike dhe proceseve në Maqedoni. SHBA si vend mik ka shprehur gatishmëri për të dhënë mbështetjen e saj.





Lajmet e fundit nga