Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Autoritetet rregullatore në vendet pritëse të TAP-it, Greqi, Itali dhe Shqipëri, kanë nxjerrë një opinion të përbashkët, e cila zgjat periudhën e vlefshmërisë të përjashtimit të TAP-it nga disa dispozita të Direktivës së BE-së për Gazin.
Përjashtimi i TAP-it është përditësuar në harmoni me datën e fillimit të eksportimit të gazit për në Evropë nga Faza 2 e Shah Deniz-it, që tani pritet të nisë në vitin 2020.
Kjo i jep mundësinë TAP-it të jetë në përputhje të plotë me zhvillimet në pjesën e sipërme të rrjedhës në zinxhirin e vlerave të Korridorit Jugor të Gazit.
Opinioni i përbashkët është zbatuar në vendet pritëse të TAP-it përmes vendimeve kombëtare.
Në vitin 2013, TAP-i siguroi përjashtim nga disa dispozita të Direktivës së BE-së për Gazin, përfshirë një përjashtim për aksesin nga palë të treta për kapacitetin fillestar prej 10 miliard metra kub në vit (bcm/v) për volumet e gazit nga Azerbajxhani të furnizuara në kuadër të marrëveshjeve përkatëse për shitjen e gazit me Shash Deniz për një periudhë prej 25 vitesh.
Lutz Landëehr, Drejtori i Tregtisë për TAP, tha: ?TAP vazhdon të jetë në përputhje me të gjitha kushtet e përcaktuara në vendim për përjashtim, si edhe me legjislacionin evropian që lidhet me projektin tonë. Në përputhje me kërkesat e sigurimit të vendimeve për përjashtim për infrastrukturat të reja madhore të gazit, TAP-i do të përforcojë konkurrueshmërinë e furnizimit me gaz si dhe do të forcojë sigurinë e furnizimit në një sërë tregjesh Evropiane.?
TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.
Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.
TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.
Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%)./ Monitor
Në fund të vitit 2014, zhvillimet në tregun e pasurive të pa...
Gjatë vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, rezulto...
Qeveria lajmëroi dje rishkimin e buxhetit 2015 me ulje, për ...
Për herë të parë në histori, borxhi publik i Shqipërisë kalo...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi të ...
Pavarësisht se, të ardhurat buxhetore shënuan në total një r...
Banka Qendrore, parashikon renie të normave të interesit për...
Në muajin Mars importet nga vendet e BE-së u rritën 6,3 %, k...
Ministria e Financave ka publikuar të dhënat e detajuara të ...
Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerësoi sot gjatë mbledhjes së P...
Pas shkrimit të gazetarit Klodian Tomorri, se deri në fund t...
Në sektorin e matjes së energjisë elektrike, OSHEE ka invest...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) me afrimin e sezonit ve...
Premtimi i qeverisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetu...
Të ardhurat totale në buxhet arritën në 86.6 miliardë lekë n...
Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë periudhë...
Ministria e Financave ka njoftuar të interesuarit se ka fill...
Sipas ministrisë së Financave, të ardhurat totale në buxhet ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...