web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fenomeni LSI/ Drejtori i shkarkuar për arratinë nga burgu emërohet tek patentat

18 Prill 2015, 09:21, Aktualitet CNA

Ish drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë, Genci Postoli është emëruar në postin e drejtorit të Drejtorisë së Pergjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korcë, dy institucione të rëndësishme që i ka LSI-ja dhe që janë pjesë e ?tortës? që kjo forcë politike ka rrëmbyer në Korcë.

Pirro Kapurani, një nga deputët me nivelin më të ulët intelektual, ka emëruar si drejtor në mënyrën më të turpshme dhe më banale, jo një menaxher por një sekser klientelist që cdo ditë vjedhin xhepat e qyetarëve korcarë.

Rasti më flagrant, që mund të ketë ndodhur pas ardhjes së tyre në pushtet në vitin 2013, është emërimi në krye të një institucioni të rëndësishëm, të një njëriu që është akuzuar për ?shpërdorim detyre?. Në vetëm pak kohë, Geni Postoli i është besuar drejtimi i drejtorie, që për nga rëndësia është e njëjtë me postin e drejtorit të Burgur të Drenovës.

Megjithëse, muaj më parë ai është shkarkuar menjëherë nga vetë ministri i Drejtësisë, Nasip Naco, dhe ka pasur jo pak dyshime në përfshirjen e tij në arratisjen spektaklolare të shtatë të burgosurve.

Emërimi i Genc Postolit është akti korruptiv i rradhës, që maxhoranca qeverisëse, PS-LSI i tregon qytetarëve të Korcës, se të korruptuarit, abuzusit, përgjegjesitë për shkeljen e ligjit nuk ndëshkohen por pas kohë pasi harrohen skandalet ku janë të përshirë, emëorhen në poste kyce si shpërblim për skandalin e parë.

Genci Postoli ka qënë me detyrë, drejtorë i Burgut të Sigurisë së Lartë, në Drenovë, kur ndodhi arratisja spektakolare e 7 të dënuarve më 24.11.2013, mes tyre dhe Admir Tafili.

Po këtë ditë, ka qënë minsitri Nacip Naco që pas një mbledhje urgjente, ka urdhëuar shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të burgut, Genci Postoli.

Pas kësaj ngjarje, Ministri i Drejtësisë ka theksuar edhe nevojën e reformimit të sistemit të sigurisë në burgje, për të cilin tha se është një sistem i kalbur, pasi është ndërtuar me bazë klientelizmi dhe korrupsioni.

Edhe media ka pasqyruar këtë ngjarje dhe shkarkimin e Genc Postolit.

 





Lajmet e fundit nga