web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkodër/ Aksidentojnë dy persona, largohen nga vendngjarja autorët

18 Prill 2015, 06:10, Aktualitet CNA

Policia ka shpallur në kërkim dy persona.  Burime nga policia bëjnë të ditur se personi i parë i shpallur në kërkim është 66-vjeçari Fadil H, i cili me automjetin e tij , në segmentin rrugor Koplik-Shkodër ka aksidentuar 49-vjeçarin  S. T dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ky i fundit ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa personi i dytë i shpallur në kërkim nga efektivët e policisë është shtetasi Martin K, 25-vjeç, banues në lagjen ?Guerile? të Shkodrës. 25-vjeçari duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip Benz me targë AA 899 FR është përplasur me një mur rrethues të një banese dhe është larguar nga vendngjarja.





Lajmet e fundit nga