Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Të tjera hije skandali bien mbi Ministrinë e Arsimit, pasi ministrja Lindita Nikolla ka ndryshuar në fshehtësi rreth 50 nene të ligjit për arsimin e lartë që ju prezantua pedagogëve. Ministrja, një tjetër variant u ka dërguar universiteteve dhe një tjetër variant ka paraqitur në Parlament. Nga një krahasim i bërë i të dy varianteve, ka rezultuar se më shumë se 50 nene kanë ndryshuar, ndërsa 3 të tjerë kanë rënë.
Pas kundërshtive nga stafet akademike, njerëzit e Lindita Nikollës kanë bërë të tjera ndërhyrje në draft përpara se ai të dërgohej në qeveri për miratim, duke e përkeqësuar atë akoma dhe më shumë. Ndryshime janë bërë në disa nene që kanë qenë shpesh objekt debati dhe që janë kundërshtuar nga universitetet. Në këtë mënyrë, ka ndryshuar neni për kërkimin shkencor, neni për procesin e akreditimit, neni për funksionimin e fakulteteve, neni për qendrat shëndetësore, për rektorin, për funksionimin e Bordit të Administrimit, për doktoraturat, për financimin dhe shumë nene të tjera. Pak ditë më parë, Senati i Universitetit të Tiranës zhvilloi një mbledhje urgjente mbi këtë çështje, pasi pedagogët kishin zbuluar se drafti që u ishte prezantuar atyre ishte ndryshuar dhe thanë se këto ndryshime e kanë dëmtuar akoma dhe më shumë.
Ndryshon neni për doktoraturat
Mes shumë neneve që ka ndryshuar stafi i ministres Lindita Nikolla është dhe neni 78, i cili ka të bëjë me studimet e ciklit të tretë. Gazeta ?Sot? ka denoncuar skandalin e MAS, e cila ka bllokuar doktoraturat për universitetet publike dhe ka dhënë kuota për UET e Henri Çilit, i cili nuk plotëson asnjë kriter, sidomos raportin pedagog/doktorant.
Për të justifikuar këtë gjë, MAS ka bërë ndryshime në këtë nen duke e hequr fare këtë raport. Tashmë Henri Çili mund të regjistrojë sa të mundet doktorantë, pavarësisht numrit të profesorëve. Nikolla thotë se drejtuesi shkencor udhëheq një numër të caktuar doktorantësh. Pra, një numër i caktuar, 10, 20, 200? Pra, bëhet fjalë për një skandal dhe marrëzi të pazakontë. Ky nen duket se është shkruan nga vetë dora e Henri Çilit.
Dy variantet
Drafti që ju prezantua pedagogëve përcaktonte numrin e doktorantëve që duhet të mbajë një pedagog, i cili ishte rritur krahasuar me ligjin aktual. ?Drejtuesit shkencorë të doktorantëve duhet të kenë titullin ?Profesor? ose ?Profesor i asociuar? dhe mund të udhëheqin, respektivisht, jo më shumë se gjashtë dhe jo më shumë se katër doktorantë në të njëjtën kohë.
Ky numër përfshin të gjitha udhëheqjet që personeli akademik i kategorisë ?Profesor? ndjek në institucionet e arsimit të lartë ku ai është i angazhuar?, thuhet në pikën 6 të nenit 78 në draftin e mëparshëm. Por në variantin përfundimtar MAS e ka hequr fare këtë raport. ?Drejtuesit shkencorë të doktorantëve duhet të kenë titullin ?Profesor? ose ?Profesor i asociuar? dhe mund të udhëheqin, respektivisht, një numër të caktuar doktorantësh në të njëjtën kohë.
Ky numër përfshin të gjitha udhëheqjet që personeli akademik i kategorisë ?Profesor? ndjek në të gjitha institucionet e arsimit të lartë ku ai është i angazhuar dhe përcaktohet në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë?, thuhet aty. Me këto ndryshime, tani Henri Çili mund të justifikojë batërdinë që ka bërë me doktoraturat, ku një pedagog udhëheq me dhjetëra doktorantë, ndërkohë që ligji aktual e ndalon këtë gjë. Me futjen e ligjit të ri në fuqi UET mund të marrë sa doktorantë të dojë, edhe pse numri i pedagogëve që kanë titujt ?Profesor? dhe Profesor i asociuar? është i vogël.
Në kuadër të operacionit të OSHEE-së, në bashkëpunim me poli...
Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas ...
Pesë adoleshentë, të cilët dyshohet se do të kryenin një sul...
Për shtetasin Altin Emin Ago, i datëlindjes 24.05.1978, ka n...
Vijojnë arrestimet për personat që vjedhin energjinë elektri...
Policia e Elbasanit arreston në flagrancë një shtetas i cili...
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një person.Mës...
Policia ka shpallur në kërkim dy persona. Burime nga polici...
Ndryshon formula për kompensimin e ish-pronarëve. Pronarët d...
Policia ka shpallur në kërkim dy persona. Burime nga polici...
Gazetari Kastriot Myftaraj ka përsëritur në emisionin Zonë e...
Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emis...
Presidenti Bujar Nishani nuk ka rezistuar dot pa ia marrë nj...
Ditën ishte punonjëse shembullore e bankës, natën shndërrohe...
Aktori i Portokallisë, Gazmend Paja ka paditur dy ditë më pa...
Martesa është hapi më i rëndësishëm që bëjmë në jetën tonë. ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...