web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tabaku: Shqiptarët po paguajnë sot më shumë sepse taksat janë rritur

9 Prill 2015, 12:25, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar nga foltorja e parlamentit sot se shqiptarët po paguajnë sot më shumë se pse taksat janë rritur. Kjo qeveri që premtoi shumë gjatëq fushatës sipas Tabakut sot nuk merakoset fare për qytetarët, por sheh vetëm xhepat e vet.

?Taksat kishin rene na thuhej, por qytetaret shqiptare paguajnë sot me shume. Paguajnë karburantin aq sa paguanin qytetarët gjermanë, por me rroga më të ulta se  qytetaret maqedonas.

Taksa e qarkullimit u krijua për te pasur parasysh heqjen e dy taksave, për përdorimin e automjetin dhe karburantit, por asgjë kjo taksë u rrit pa asnjë logjike, pa u studiuar tregun. Për këtë arsye nga taksat mblidhen plot 700 dollarë ne vit, justifikimi kryesor është se do i hiqen buxhetit te shtetit 111 milion dollarë, kur në fakt kjo qeveri mund te mbledhë fare mire 12 here me shume se kaq’ deklaroi deputetja Tabaku.





Lajmet e fundit nga