web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elbasan, policia arreston 7 persona

9 Prill 2015, 10:53, Aktualitet CNA

Policia  e Elbasanit ka arrestuar disa persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale.Mësohet se janë arrestuar  7 persona, 2 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në të gjitha rastet materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore në ngarkim të të akuzuarve.

Të arrestuarit janë:

Idris Lala, i datëlindjes 1957, banues në  Elbasan. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar nje mjet motor pa targa, i papajisur me leje drejtimi.

Vladimir Cerova, i datëlindjes 1963, banues në Elbasan. Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar një mjet motoçikletë me targa AA 309, i papajisur me leje drejtimi.

Arian Filja, i datëlindjes 1976, banues në Elbasan. Në banesën e tij gjatë një kontrolli u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Bujar Maliqi, i datëlindjes 1986, banues në Cerrik. Në bashkëpunim me vëllain e tij kanë goditur me sende te forta një shtetas.

Spiro Sadushi, i datëlindjes 1967, banues në Elbasan. Ndalimi tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe iu sekuestrua një sasi pluhuri, që dyshohet të jetë lëndë narkotike.

Sefer Nezha, i datëlindjes 1953, banues në lagjen numër 1 të Librazhdit. Gjykata e Apelit Durrës ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg? për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

A.Ç, i datëlindjes 1971, banues në Elbasan. Ky shtetas, banues në lagjen ?Visarion Xhuvani?, në dyqanin e tij  kap duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.





Lajmet e fundit nga