web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmetaj: Sektori energjetik po përmirësohet, po korrigjojmë gabimet e 8 viteve qeverisje

9 Prill 2015, 11:54, Aktualitet CNA

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka folur lidhur me të ardhurat e sektorit energjetik duke u shprehur se ky sektor sot fale reformave tona po merr veten pas korrigjimeve që ne po bëjmë të qeverisjes suaj në 8 vite.

?Ajo që po ndodh me sistemin energjetik nuk ka ndodhur në 22 vite. Por sot ky sektor po merr veten dhe ne presim që ai të kontribuoje edhe me shume ne vitet ne vazhdim. Ne vitin 2015 konsumi ne kilovat ore për kategorinë familjare është 225 kilovat ore, paratë e mbledhura 2.67 miliardë lek, ndërsa  çmimi mesatar siç ishte parashikuar është 11.7 leke. Ne 2014 çmimi mesatar për familjarët është 11.7, ne 2013 është 11.9, pra me i larte se tani, çka do të thotë se ju e keni pasur me larte ne e kemi ulur. Shifrat e tregojnë se e keni shkatërruar sistemin energjetik, i cili do të falimentonte nëse nuk do të përmirësohej nga reforma tona.

Ne 2012 ka qenë 12.4 çmimi mesatar sot 11.7 leke domethënë është ne rënie, dhe jo vetëm por paratë e mbledhura nga faturat janë ne rritje sepse është një mall që duhet paguar dhe shqiptaret e kane kuptuar këtë. 2014 ka qene një nga vitet me te vështira për te korrigjuar atë që ju late pas ne 8 vitet e qeverisjes suaj dhe ne po merremi ende duke korrigjuar ato që ju bëtë dhe na latë.





Lajmet e fundit nga