web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Renditja e Butrintit në 10 parqet më të mirë, lajm pozitiv

9 Prill 2015, 14:52, Aktualitet CNA

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama e ka cilësuar një lajm mjaft të mirë renditjen e Butrintit në 10 parqet kombëtare me te bukur për tu vizituar.

?Një tjetër lajm i mirë për Shqipërinë, këtë herë nga prestigjiozja britanike “The Guardian” – Parku i Butrintit renditet në 10 parqet kombëtare të Europës që patjetër duhet vizituar?, shkruan Rama.

10 Parqet Kombëtare të Evropës që duhen vizituar nga turistët:

1.Durmitor, Mali i Zi, 2. Liqenet Plitvice, Kroaci, 3.Parku Kombëtar Sierras de Cazorla, Segura dhe las Villas, Spanjë, 4. Helvetinjärvi, Finland, 5. Pylli Bia?oëie?a, Poloni dhe Bjellorusi, 6. Caldera de Taburiente, Ishujt Kanare, 7. Pirin, Bullgari, 8. Monti Sibillini, Itali, 9. Parku Kombëtar i Butrintit, Shqipëri, 10. Vatnajökull, Islandë.





Lajmet e fundit nga