web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla: Basha protestoi në Vlorë për pallatin e vjehrrit të tij

4 Prill 2015, 14:49, Politikë CNA

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se kreu i PD-së Lulzim Basha ka protestuar sot në Vlorë për pallatin e shembur të vjehrrit të tij nga INUK. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla shton se Arben Ristani është në presionin publik dhe ndërkombëtar per t?u tërhequr nga politika si i denuar me 5 muaj burg për korrupsion.

Ja çfarë shkruan ai:

“Luli ishte sot ne Vlore dhe nuk mundi ta fshehe faktin se ai protestonte per pallatin e vjerrit te tij te shembur nga INUK per t’i rikthyer detin qytetareve te Vlores dhe gjithe Shqiperise. Lulit nuk i del e keqja per pallatin qe kish ndertuar ne mes te detit dhe shteti ia prishi me te drejte. Prandaj protestoi sot Vlore.

Sot ishin te dy bashke Luli dhe Beni.

Luli u terhoq nga kandidimi per bashkine e Tiranes, kjo ne kuader te dekriminalizimit te pozicioneve publike.

Nderkohe qe Beni (Arben Ristani) eshte ne presionin publik dhe ate nderkombetar per tu terhequr nga politika si i denuar me 5 muaj burg per korrupsion.

Eh, ku perfundoi PD: Luli Kryetar, Beni Sekretar dhe Saliu mbetet pronar.”





Lajmet e fundit nga