web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD, Malltezi: Kokëdhima shkel gjithë ligjet e urbanistikës

4 Prill 2015, 08:14, Politikë CNA

Drejtori i Departamentit për Çështjet e Mjedisit në PD, Jambambër Malltezi me anë të një deklarate për mediat ka denoncuar shkeljet e urbanistikës nga deputetët e Ramës, Koço Kokëdhima dhe Sadri Abazi. Sipas Malltezit shteti i Ramës po ndërton sarajet, ndërsa Rama burgos të varfrin për një tendë.

?Depozituam në prokurori, paligjshmërinë e Koços që shkel 10 ligje. Kokëdhima shkel gjithë ligjet e urbanistikës me objektin në Qiparo. Shteti i Ramës mbyll sytë për objektin 6 katësh të deputetit Sadri Abazi, ndërsa kryeministri ynë burgos të varfrin për një tendë.

Rama lejon paligjshmërinë e deputetëve të tij, ku paligjshmëria e Koços me sarajet e tij 20 metra nga bregu përfaqësojnë shtetin e Ramës. Koço shkeli të gjitha ligjet e urbanistikes, dhe dy plane urbanistike në fuqi?, deklaroi Malltezi.





Lajmet e fundit nga