web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dekriminalizimi/ Manja: Nëse PD ka vullnet, të shprehë qëndrimin për Ristanin

4 Prill 2015, 11:43, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja me anë të një deklarate për mediat i ka kërkuar sot Partisë Demokratike që të tregojë vullnetin për procesin e dekriminalizimit dhe të dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me precedentin penal të numrit 2 të PD, duke pasur parasysh Arben Ristanin.

Manja theksoi se nga ana e saj PS është e gatshme të dorëzojë të gjithë dokumentacionin dhe provat që faktojnë se Ristani ka qenë i dënuar.

?I kërkojmë PD dhe grupit të saj parlamentar të shprehin publikisht qëndrimin e tyre për rastin e Arben Ristanit për dënimin e tij. PD nëse seriozisht ka vullnetin e saj për dekriminalizim të shprehë qëndrimin e saj. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion të gjithë dokumentacionin për dënimin e Arben Ristanit.? tha Manja





Lajmet e fundit nga