web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Arrestimet’/ Kukan: Politika të mos ndërhyjë

29 Mars 2015, 06:12, Aktualitet CNA

Eurodeputeti Eduart Kukan komenton arrestimin e dy deputetëve në Shqipëri dhe kërkon që politika të mos ndërhyjë. Në një intervistë për ?Top Channel?,  ai kërkon që institucionet e drejtësisë të hetojnë sa më shpejt dhe me objektivitet këtë çështje.

?Para së gjithash dua të them se situata në Shqipëri është shumë konfuze.Sa më shpejt të hetohet me objektivitet kjo situatë, aq më mirë është. Shprehemi gjithmonë me kolegët tanë, se gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe pa asnjë ndërhyrje. Por, kjo do të thotë gjyqësor objektiv gjithashtu, që nuk ka me të vertetë ndërhyrje politike? u shpreh Kukan.

Eurodeputeti nuk dëshiron  t’i cilësoj kërkesat për arrestimet e dy anëtarëve të Parlamentit, sepse sipas tij është gjithnjë situatë dramatike, kur Parlamenti duhet të lirojë anëtarët e tij për të tilla hetime.

?Kam kuptuar se Prokurori i Përgjithshëm i tanishëm është emëruar gjatë qeverisjes së mëparshme, përpara qeverisë aktuale, kështu që nuk e kuptoj. Mos më kërkoni  gjykime politike mbi këto kërkesa gjyqësore se nuk është mirë për ju? theksoi më tej Kukan.





Lajmet e fundit nga