web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

1989, incidenti që ndryshoi jetën e Vladimir Putin

28 Mars 2015, 18:30, Aktualitet CNA

Çdokush që dëshiron të kuptojë Vladimir Putinin e sotëm, ka nevojë të dijë historinë që i ka ndodhur atij në një natë dramatike në Gjermaninë Lindore, gati një çerek shekulli më parë.

Eshtë 5 Dhjetori 1989 në Dresden, pak javë pas rënies së Murit të Berlinit. Komunizimi në Gjermaninë Lindore po vdes nën këmbët e veta e pushteti i popullit duket i parezistueshëm.

Turmat sulmojnë selinë e Stasit në Dresden, policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, që papritur duket krejt pa mbrojtje.
Më pas një grup i vogël demonstruesish vendosin të drejtohen në anën tjetër të rrugës, drejt një shtëpie të madhe që është selia lokale e shërbimit sekret rus, KGB-së.

?Roja tek dera menjëherë nxitoi brenda shtëpisë?, kujton një nga pjesëtarët e grupit, Siegfried Dannath. Por pak më vonë ?një oficer doli nga shtëpia, pothuajse i shkurtër, i tensionuar?.

?Ai i tha grupit tonë, ?mos u përpiqni të hyni me forcë në këtë pronë. Shokët e mi janë të armatosur dhe janë të autorizuar të përdorin armët në një rast urgjent?.
Kjo e bindi grupin të largohej.

Por, oficeri i KGB-së e dinte sesa e rrezikshme mbetej situata. Ai e përshkroi më pas sesi kishte telefonuar në selinë qendrore të njësisë së tankeve të ushtrisë së Kuqe për të kërkuar mbrojtje.

Përgjigja që mori ishte shkatërruese, tronditëse sa t?i ndryshonte jetën.
?Nuk mund të bëjmë gjë pa urdhëra nga Moska?, tha zëri në anën tjetër të telefonit. ?Dhe Moska hesht?.
Ajo frazë, ?Moska po hesht? e ka përndjekur këtë burrë që prej asaj kohe. Sfidues, por sërish i pashpresë ndërsa revolucioni i 1989 kalonte, ai vetë tashmë ishte bërë ?Moska?, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.





Lajmet e fundit nga