
Sulmohet fizikisht kryetari i Komunës së Mitrovicës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është sulmu...
Nga René Pfister dhe Gregor Peter Schmitz
Gjatë një interviste për ?Der Spiegel?, komisioneri europian i monedhës së përbashkët, Pier Moskovici, diskuton mbi përpjekjet e Brukselit, për të garantuar se Greqia do të mbetet në eurozonë, dhe përse ai beson se dalja e Greqisë, do të ishte një katastrofë për Evropën.
Spiegel: Zoti Moskovici, pse duhet dikush të besojë se ju, si komisioneri i monedhës së përbashkët, do të garantoni stabilitetin e euros? Gjatë kohës që shërbyet si ministër i financave në Paris, defiçiti francez ishte gjithmonë mbi normën e lejuar 3 përqind të PBB-së?
Midis vitit 2012, kur unë mora detyrën e Ministrit të Financave, dhe vitit 2013, Franca reduktoi deficitin e saj buxhetor, nga rreth 5 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, në 4.1 përqind, pavarësisht një situate të vështirë ekonomike. Por unë nuk ndodhem para jush, si shefi i financave franceze, por më tepër si komisioneri i monedhës së përbashkët. Në këtë funksion, unë përfaqësoj interesat e Bashkimit Evropian dhe marr vendime, që duhet të miratohen nga i gjithë Kolegji i Komisionerëve, dhe që janë bazuar në rregulla të caktuara. E kaluara ime politike, nuk luan ndonjë rol në këtë drejtim.
Spiegel: Në negociatat mbi borxhin e Greqinë, ju keni qenë disi i butë. Keni djekur një linjë të dobët, përkundër faktit se shtetet anëtare të eurozonës, janë përgjegjëse për paratë që i janë dhënë hua Athinës. Përse?
Komisioni negocioi si një ndërmjetës i ndershëm! Në fund të fundit, të gjithë ne në Evropë biem dakord, se një Grexit do të ishte një katastrofë për ekonominë greke, por edhe për të gjithë zonën e euros. Po flasim për dicka që është më shumë sesa thjesht një zonë e përbashkët e kursit të këmbimit, është një bashkim monedhe. Nëse një vend e braktis këtë bashkim, tregu do të pyesë veten menjëherë, se cili vend do ta ketë radhën, dhe ky mund të jetë fillimi i fundit.
Spiegel: Një pikëpamje e tillë apokaliptike, do të thotë që grekët mund të vazhdojnë të kërkojnë favore të tjera sepse, sipas logjikës suaj, eurozona do të ishte shumë më keq pa ta?
Lexoni me vëmendje marrëveshjen e fundit, që ne arritëm me Athinën. Në të, qeveria greke në mënyrë të qartë, njeh monitorimin e institucioneve të saj nga Komisioni, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Përveç reformave të mëtejshme, ajo angazhohet gjithashtu të gjenerojë një tepricë primare, për të eliminuar hapin pas hapi borxhin e saj. A mund t?a cilësojmë këtë rezultat realisht, si një shantazh të suksesshëm?
Spiegel: Por mundësia e një pakete të tretë ndihme, prej deri në 20 miliardë euro, është tashmë në diskutim?
Para se të diskutojmë për këtë çështje, ne së pari duhet të përfundojmë shqyrtimin e programit aktual të ndihmës, prej nga mund të disbursojmë fondet e mbetura në të.
Spiegel: Shtetet anëtare si Spanja, Portugalia dhe Irlanda, e cila duhet të zbatonte reforma të vështira në këmbim të ndihmave, kundërshtojnë ndihmën e mëtejshme për Greqinë?
Unë edhe mund ta kuptoj frustrimin e këtyre vendeve. Tetëmbëdhjetë ministrat e financave në grupin e euros, kohët e fundit ia bënë shumë e qartë zotit Varufakis, se qeveria greke nuk duhet të mendojë vetëm për votuesit e saj. Ajo duhet gjithashtu të marrë në konsideratë, edhe zgjedhësit në shtetet e tjera anëtare të BE. Ministri i Financave i një shteti balltik theksoi se Greqia po këmbëngul, për rritjen e pagës të saj minimale me 20 për qind, pavarësisht faktit se (paga minimale) në vendin e tij është vetëm sa gjysma e asaj në Greqi. Prandaj, është e vështirë për të bindur njerëzit atje, se përse ata duhet të paguajnë.
Spiegel: Ndoshta ky zhgënjim bazohet edhe tek fakti se qeveria greke është duke e përkeqësuar situatën, me kërkesat e saj të vazhdueshme. Pak kohë pas marrëveshjes, ministri grek i financave Varufakis, kërkoi përsëri një reduktim të borxhit?
Ajo që është më e rëndësishme për mua, është se Varufakis i shkroi një letër zyrtare eurogrupit, se Greqia e pranon monitorimin e 3 institucioneve huadhënëse. Dhe kjo ka më shumë rëndësi, sesa se çdo intervistë që ai jep.
Spiegel: A jeni në mënyrë të ngjashme optimist, për listën e reformave që Athina ka paraqitur? Në fund të fundit, qeveria greke bën vazhdimisht premtime, që ajo nuk i mban?
Ju po shkoni shumë larg. Nuk është bërë mjaftueshëm dhe kjo është shumë është e vërtetë. Por ne duhet të punojmë së bashku me qeverinë greke, për të ndryshuar pikërisht këtë situatë. Përndryshe, cila është alternativa tjetër?
Spiegel: Si mund të ngjajë kjo alternativë, nëse dalja e Greqisë nga eurozona nuk është një opsion?
Ne s?mund të harrojmë se një Grexit do të kishte pasoja të rënda për BE. Por unë jam i bindur, se mund ta mbajmë këtë vend në zonën e euros, dhe paralelisht të insistojmë në një program gjithëpërfshirës reformash.
Spiegel: Greqia nuk është i vetmi ?fëmijë problematik? në eurozonë. Franca ka shkelur Paktin e Stabilitetit të Euros gjatë 7 viteve të fundit. Megjithatë, përse komisioni vendosi t?i japë Parisit edhe dy vjet kohë, për të çuar defiçitin e saj buxhetor, poshtë 3 përqindeshit të PBB-së?
Ju lutem të lexoni vendimin tonë, në tërësinë e tij. Ai e mban Francën nën presion. Tashmë këtë vit, qeveria duhet të reduktojë dukshëm defiçitin e saj buxhetor dhe të vijojë kështu për dy vitet e ardhshme, si dhe të zbatojë reforma të shumta strukturore. Në asnjë mënyrë, ne nuk i kemi lënë asaj një rrugë të lehtë përpara, përkundrazi kemi formuluar kushte shumë të rënda.
Spiegel: Megjithatë, ju keni përjashtuar mundësinë e gjobave të mëdha. Ju i përshkruani sanksionet si ?dështim kolektiv? ?
Kjo është gjithashtu e vërtetë. Ne duam të bindim shtetet anëtare të eurozonës, të përmirësojnë veten përmes reformave. Kjo është pikërisht ajo, që Franca duhet të bëjë tani. Nëse ne thjesht duhet të vendosim sanksione, atëherë kjo mënyrë bindjeje dështon.
Spiegel: Por një nga mësimet e krizës së euros, ishte se masat e ashpra ndëshkuese, duhet të merren kundër shkelësve të rregullave, pasi përndryshe shtetet anëtare nuk do të respektojnë marrëveshjet e tyre të përbashkëta?
Vetëm kur kushtet objektive janë të pranishme. Megjithatë, Franca ka bërë patjetër përparim në dy vitet e fundit, dhe ne tani po kërkojmë më shumë hapa gjatë viteve te ardhshme. Kjo është shumë më efektive, sesa sanksionet.
Spiegel: Si mund ta justifikoni një optimizëm të tillë? Vetëm muajin e kaluar, kryeministri francez Manuel Vals, arriti të çojë përpara vetëm reformat e moderuara, duke lëshuar një dekret të rrallë të urgjencës në Asamblenë Kombëtare, në mënyrë që të anashkalojë parlamentin.
Duhet seriozisht t?i themi një qeverie franceze, që më në fund ka ndërmarrë disa nga reformat e kërkuara: ?Ne ende nuk të besojmë??. A nuk duhet që t?i japim më shumë besim tani? Edhe kancelarja gjermane e sheh në këtë mënyrë. Ajo e vlerësoi ?axhendën mbresëlënëse të reformave? të qeverisë në Paris. Dhe, po e përsëris: Vetëm këtë vit, në mënyrë që të përmbushen kriteret, Franca duhet të garantojë një kursim shtesë prej 4 miliardë eurosh nga qershori, s?ka rëndësi nëse duket e papërfillshme.
Spiegel: Gynter Otinger, kolegu juaj gjerman në Kolegjin e Komisionerëve, thotë se Franca do të jetë në gjendje vetëm të arrijë kriteret përmes ?kontabilitetit krijues??
Unë nuk mendoj se zgjedhja e fjalëve, është e përshtatshme. Unë kundërshtoj që francezët të kritikojnë hapur Gjermaninë dhe e kundërta. Nëse Franca dhe Gjermania nuk i besojnë njëra-tjetrit, thjesht nuk ka të ardhme për Evropën.
Spiegel: Por, si menaxher i fushatës zgjedhore të Fransua Holondit, ju e nxitët publikisht që të shprehet kundër politikave shtrënguese të Merkelit?
As presidenti Holond dhe as unë, nuk kemi shprehur ndonjëherë ndonjë dyshim në lidhje me nevojën për një Francë dhe Gjermani që duhet të punojnë së bashku. Por është gjithashtu e drejtë t?u kujtohet njerëzve, se edhe Gjermania gjithashtu ka nevojë për reforma. Franca duhet të bëhet më konkurruese, dhe të reduktojë defiçitin e saj tregtar. Sidoqoftë, Gjermania ka marrë rekomandimin nga Brukseli, të bëjë më shumë, për të nxitur investimet. Kjo është në interes të Gjermanisë dhe të gjithë eurozonës.
bota.al
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është sulmu...
Tony Blair po mendon që të japë dorëheqjen nga roli i tij si...
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi priti ambasadoren e Gre...
Tre adoleshentët britanikë qu u ndaluan në Stamboll pasi op ...
Presidenti rus Vladimir Putin njoftohet se ka vendosur marin...
Familja mbretërore saudite paralajmëroi se një marrëveshje m...
Varri i ish-liderit të rrëzuar të Irakut, Saddam Hussein po...
Qindra mijëra qytetarë kanë marshuar në 50 qytete në të gjit...
Krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së...
Manjati amerikan, Robert Durst është arrestuar për një rast ...
Tre adoleshentë britanike që dyshohet se po përpiqeshin të u...
Shtetet e Bashkuara do të duhet të negociojnë në fund me pre...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës llogaritet se kanë paga të m...
Procesi i liberalizimit të vizave tashmë ka hyrë në fazën fi...
Konflikti në Siri hyn në vitin e pestë, ndërsa mbushen plot ...
Së paku dhjetë persona janë vrarë nga shpërthimi i bombave n...
Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, qytetarët e Kosovës i gje...
Të paktën 40 persona kanë humbur jetën në Brazil pasi autobu...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ndodhur në qytetin ...
Partia më e madhe opozitare Lëvizja Vetëvendosje! vazhdon ta...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, teksa një...
Ish-zyrtarja, Alda Klosi, ka përfunduar në spital. Si...
Zhdukja e Ervis Martinajt mbetet ende një ndër sfidat ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
ARRSH ka informuar qytetarët lidhur me situatën nga moti i...
Drejtoria e Përgjithshme njofton se tragetet e linjës Durrës...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Mjedisi i sigurisë në Europë ka ndryshuar që kur Rusia...
Pse Britania është ekonomia kryesore me performancën m...
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...