web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vëllai i Alfred Qefalisë: E rrahën në burg që të pranonte autorësinë e tritolit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri

22 Shkurt 2015, 08:09, Aktualitet CNA

Artan Qefalia, vëllai i Alfred Qefalisë mohon kategorikisht përfshirjen e vëllait të tij në atentatin me tritol ndaj farmacisë së babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Bashkim Tahiri, ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet.

Sipas gazetës “Sot’, ai akuzon hapur autoritet policore, se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të arrestuarit Alfred Qefalia, me qëllim që ai të pranojë autorësinë e krimit. Artan Qefalia flet për dhunë të tmerrshme, që sipas tij policia ka ushtruar ndaj të vëllait, deri me thyerje këmbësh e krahësh, ndërsa pas gjithë këtyre plagëve, sipas tij, i lënduari nuk është dërguar as në spital për kurim.

?Vëllai im është dhunuar në një mënyrë që nuk e di si ta them. Aktualisht ka të paktën një brinjë të thyer, këmbën e ka copë, ndërsa në fytyrë nuk ka asnjë dëmtim. Na kanë sjellë një recetë ilaçesh policët aty jashtë dhe kemi shkuar e i kemi blerë, por as ato nuk ia kanë dhënë, as nëpërmjet avokatit. Nuk e kanë çuar as në spital. Qoftë ndihmën më të vogël mjekësore nuk i kanë dhënë?, akuzon Qefalia.





Lajmet e fundit nga