web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lufra”, mashtrim me pluhur qumështi

21 Shkurt 2015, 19:27, Aktualitet CNA

Sektori i Krimit Ekonomik në Fier ka zbuluar se fabrika e qumështit ?Lufra? përdorte qumësht pluhur për qumështin që nxirrte në treg duke e shitur atë si qumësht të vërtetë. Policia e Fierit ka nisur një procedim penal ndaj pronarit të fabrikës së qumështit dhe nënprodukteve të tij ?Lufra?, shtetasit A.Ndreka.

Pas hetimeve të sektorit të luftës kundër krimit Ekonomik-Financia, është konstatuar se Ndreka, 53 vjeç nga fshati Bishtqethm i rrethit të Lushnjes përdorte qumësht pluhuri për produktet që nxirrte në treg duke i shitur ato si prodhime të qumështit të vërtetë.

Gjatë inspektimit grupi policor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1350 kg qumështi pluhur e cila nuk ishte e deklaruar as në faturat e TVSH dhe as në etiketat e produkteve. Pas këtij konstatimi policia ka ngritur mbi pronarin e fabrikës ?Lufra? akuzat për ?Fshehje të të ardhurave? si dhe ?Prodhim I kundraligjshëm i artikujve industrial dhe ushqimor?.





Lajmet e fundit nga