web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti i Komisionit të Venecias, Buquicchio: Të dekriminalizohet parlamenti, hartoni ligjin

27 Janar 2015, 13:57, Aktualitet CNA

Presidenti i Komisionit të Venecias Xhani Bokikio ka dhënë disa mesazhe politikës shqiptare mbi reformat që vendi duhet të ndërmarrë drejt Bashkimit Europian. Sipas tij, dekriminalizimi i parlamentit është një problem që duhet zgjidhur me hartimin e një ligji që ndalon personat me të kaluar kriminale të jenë pjesë e vendimmarrjes politike. Bokikio ka sqaruar se kjo nuk mund të kryhet në këtë legjislature,siç pretendon opozita .

?Duhet arritur dekriminalizimi i parlamentit dhe për këtë ka shumë zgjidhje. Duhen përcaktuar shkaqet e pazgjedhshmërisë cka do të thotë se persont e inkriminuar nuk zgjidhen në parlament. Në rastet kur kalojnë këtë filtër duhet verifikuar dhe dhe ti ndërpritet mandati. Sigurisht bëhet fjalë për mandatitn e ardhëshmë, pasi tani nuk ka një ligj që e ndalon këtë?, tha ai.

Tema e dekriminalizmit të parlamentit nuk është prekur nga pjesa tjetër e panelit ku bënin pjesë presidenti i republikës Bujar Nishani, ministri i drejtësis Nasip Naço dhe deputeti i PD Eduard Halimi. Diskutim i tyre është fokusuar tek reforma në drejtësi për të cilën kanë këndvështrime të ndryshme për mënyrën si duhte të bëhet.

Ndërkohë që edhe për reformat dhe si po ecin ato Xhani Bokikio thotë se ato janë ngadalësuar dhe kjo për shkak të konfliktit politik.

?Ata që fitojnë zgjedhjet nuk duhet të sundojnë mbi opozitën,fituesi nuk mund të marrë gjithçka. Duhet ekuilibër mes pushtetit të opozitës dhe të drejtës së pakicës. Është mosfunksionim i opozitës përpjektjet për për të bllokuar qeverinë dhe parlamentin. Reformat që të dërgojnë drejt europës janë ngadalësuar në Shqipëri?, pwrfundoi Bokikio.

Oerd Bylykbashi nënkryetar i komisionit parlamantar të Ligjeve bëri të ditur në këtë takim se opozita do jetë pjesë e komisionit për reformën në drejtësi





Lajmet e fundit nga