web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Etleva Bisha: Denoncoj lejen e Bashkisë për pallatin 11-katësh

27 Janar 2015, 16:30, Aktualitet CNA

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Etleva Bisha, ka denoncuar sot lejen e dhënë nga Bashkia për ndërimin e një pallati 11 katësh pranë shtëpisë së fëmijës ?Zyber Hallulli?.

?Denoncojmë lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e një pallati 11 katësh ngjitur me goditën e shtëpisë së fëmijës ?Zyber Hallulli?, i cili është institucioni i vetëm kombëtar që ofron shërbime për fëmijët jetimë dhe në nevojë?,- tha znj. Bisha.

Sipas saj, ndërtimi i këtij pallati kërcënon sigurinë dhe mirëqenien e këtyre fëmijëve. Ajo deklaroi më tej se Bashkia e Tiranës kishte 4 vjet kohë për të bërë diçka për fëmijët dhe u ka premtuar atyre edhe për Vitin e Ri, por nuk i ka mbajtur premtimet duke i gënjyer.

?Të mos mbash premtimet është diçka, por të ndërtosh në të vetmin shesh publik që ndodhet në këtë bllok një përbindësh prej betoni, është një fyerje edhe për inteligjencën e një fëmije?,- ka thënë ndër të tjera Etleva Bisha.





Lajmet e fundit nga