web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jemen/Rebelët sulmojnë shtëpinë e Presidentit, pasi më herët morën Presidencën

20 Janar 2015, 18:47, Aktualitet CNA

Kryengritësit në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa bombarduan shtëpinë e Presidentit, duke i dhënë fund një armëpushimi të dakordësuar më herët gjatë ditës.

Presidenti Abdrabbuh Mansour Hadi raportohet se ishte në shtëpi në momentin e bombardimit, por zyrtarët këmbëngulin se ai nuk është lënduar.

Sulmi mbi shtëpinë e presidentit Had vjen pasi kryengritësit sulmuan dhe morën pallatin presidencial në një pjesë tjetër të qytetit, pas një përleshjeje të shkurtër me forcat e sigurisë.

Jemeni është një shtet-aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër grupit militant të Al Kaedës në rajon, dhe ka qenë i përfshirë në trazira muajt e fundit.

Milicitë Houthi, të cilat kërkojnë një autonomi më të madhe për provincën e tyre, sulmuan Sanaa-n në muajin shtator, duke dalë nga bastioni i tyre. Sidoqoftë, ndërtesat presidenciale në kryeqytet deri më tani ishin jashtë kontrollit të tyre.





Lajmet e fundit nga