web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuria, detaje për aktivitetin e katër të arrestuarve në Durrës, vendosnin eksploziv me pagesë

20 Janar 2015, 17:16, Aktualitet CNA

Prokuroria ka dhënë detaje për hetimin e katër personave që u kapën me sasi tritoli në Durrës.
Hetimi i policisë për Dritan Dautin ka sjelle zbulimin e një rrjeti personash të cilët vendosnin bomba me telekomandë. Eksplozivët janë vendosur në vende publike dhe makina. Eksplozivët vendoseshin me porosi, kundrejt pagesës.

Disa nga ngjarjet e hetuara kane sjelle zbardhjen e vendosjes se eksplozivëve në Krujë dhe në Fushë-Krujë. Por, sipas Prokurorisë, të arrestuarit kanë vënë eksploziv në disa zona.

Policia e Durrësit u vru prangat shtetasve Dashnor Dumani, 30 vjeç; Febjus Dauti, 31 vjeç; Asllan Plaku, 24 vjeç dhe Bledar Plaku, 31 vjeç.

4 personave të arrestuar u janë gjetur dhe sekuestruar 3 mina të montuara në celular. Mësohet se arrestimi i tyre nga policia ka ardhur pas një hetimi 2-mujor në bashkëpunim me prokurorinë, ndërsa ata akuzohen për ?Trafikim të lëndëve plasëse?.





Lajmet e fundit nga