web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhi/Amerikanët më të shqetësuar për efektin e qumeshtit, sesa të marijuanës

20 Janar 2015, 16:36, Aktualitet CNA

Amerikanët duken tanimë më shumë të shqetësuar për efektet negative të qumështit të papasterizuar sesa për ato të marijuanës. Të paktën kështu del nga një studim I fundit I Universitetit Shtetëror të Oklahomës në Shtetet e BAshkuara.

Pothuajse 60 për qind e qytetarëve të pyetur në sondazhin e përmuajshëm online që përfshin 1 mijë persona, thanë se mbështesin urdhërndalimin për qumështin e papasterizuar, ndërsa 46 për qind ranë dakord për marijuanën. Amerikanët tregojnë akoma edhe më shumë mbështetje për politikat që do të limitonin kaloritë dhe që do të detyronin përdorimin e frutave dhe perimeve në shkolla, si dhe për etiketimin e produkteve në bazë të mënyrës së prodhimit të tyre.

Disa nga rezultatet e sondazhit janë të sikletshme për amerikanët, 80.44 për qind thanë se mbështesin etiketimin e ushqimeve që përmbajnë ADN e sigurisht që bëhet fjalë për të gjitha frutat, perimet dhe mishin.

Amerikanët dalin të paditur në lidhje me ushqimin dhe bujqësinë. Mbi 80 për qind e tyre nuk kishin lexuar asgjë që kishte të bënte me këto subjekte.





Lajmet e fundit nga