web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ku blloku? Meta, Rama dhe 21 janari

20 Janar 2015, 16:18, Aktualitet CNA

Bëhen gati 4 vite nga një ngjarje e cila është e plagë e pambyllur. Një plagë jo vetëm për familjet e viktimave por për të gjithë shoqërinë shqiptare.
Janë dy anë të medaljes në një anë dhuna mbi policinë dhe në anën tjetër 4 viktimat e asaj dite. Për të analizuar këtë ngjarje sërisht janë dy pale, protestuesit dhe institucionet publike. Protestuesit u thirrën nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj ku në krah të Ramës ishin Prec Zogaj dhe Nard Ndoka, sot kanë shkuar aleatë tek PD. Per here te pare s?kemi protestë por demonstratë sipas njoftimit zyrtar të PS-së. Pas videos të emisionit Fiks Fare ku shfaqej zv/kryeministri dhe kreu i LSI Ilir Meta dhe Ministri tjetër I LSI Dritan Prifti duke folur për afera dhe pazare, Partia Socialiste e ktheu në kauz dhe filloi demonstatat ku pas vitesh në Shqipëri u rikthye dhuna dhe terrori.

Ja njoftimi i Partise Socialiste:
Nen sloganin ?Sali dorezo bllokun? socialistet kane shperndare ftesen per protesten qe do te zhvillohet ne oren 14:00 ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ftesa eshte ideuar ne pamjen e nje blloku ku ne njeren ane eshte fotoja e kryeministrit Berisha dhe ne tjetren fotoja e ish-ministrit te Ekonomise Ilir Meta.
Ky imazh eshte perzgjedhur pas publikimit te videopergjimit ku ish-zevendeskryeministri shfaqej me nje bllok ne dore ne te cilin kishte te shkruar porosite per ministrin e Ekonomise se asaj kohe Dritan Prifti. Ne anen tjeter te bllokut bie ne sy shifra 5 miliarde euro qe sipas socialisteve eshte perqindja e cila eshte perfituar nga favoret dhe ryshfet e qeverise. Me poshte kesaj shifre jane te shenuar emrat e ministrave te kabinetit Berisha qe sipas selise roze kane abuzuar me pushtetin e tyre.
Shekulli, 20 janar 2011

Këte lajm gjeje në atë kohë ne media. Protesta u zhvillua dhe ngjarrjet dihen si përfunduan, qindra policë të dhunuar e plagosur në një anë dhe 4 viktima në anën tjetër. Pas një video të publikuar nga gazetari i News 24 Artan Hoxha rreth mesnatës, ku shfaqej një gardist që qëllonte drejt turmën, kryetari i PS-së doli në një konferencë për shtyp. Rama kishte humbur prej disa orësh, por ai menjëherë e nxori koken e tij dhe drejtoi gishtin tek Sali Berisha dhe Ilir Meta. Njerezit ishin thirrur në proteste për bllokun e Metës dhe korrupsionin e tij. Më pas me një proces gjyqësor, video që pa bota mbarë doli e pavlefshme, pas saj doli dhe një tjetër video ku Dritan Prifti I cili kishte shkuar në gjirin e PS-së ndante dhjetra mijëra euro me zv/ministrin e tij.

Meta tek Rama
Protesta sic e përmendëm më lart ishte për bllokun e Ilir Metës dhe video ishte cuar tek Fiks Fare nga Dritan Prifti. Askush nuk ka dashur dhe menduar që në atë protestë të kishte viktima përjashto ndonjë mendje djallëzore dhe kolerike. Edi Rama për muaj e muaj të terë do e perdorte 21 janarin si një ngjarje ku shteti kishte vrarë opozitën dhe kishte mbrojtur korrupsionin. Në përvjetor ai do premtonte zbardhjen e ngjarjes, por dicka po levizte brenda së majtës. Ilir Meta, sebepi i sherrit po dilte nga shtrati i Saliut dhe po rikthehej në shtratin e tij natyral politik. Po ikte duke i lenë PD-së përgjegjësinë për 21 janarin pasi kishte marë pafajësinë nga drejtësia.
Pas një takimi në Gjirin e Lalzit ku u përfol edhe për ngjala e pazare politike, Edi Rama e harroi bllokun e Metës, harroi 4 viktimat e 21 janarit dhe vraponte si i cmendur drejt pushtetit. Mbi viktima me gjak, me pazare PS-ja bën cdo gjë që të marë pushtetin dhe premton të zbardhe ngjarjen duke mare ne sqetull LSI-në e Metës. Mareveshja sjell një fitore spektakolare dhe nga ana tjetër korrupsioni i blloqeve dhe LSI, ministra e bashkëpuntorë të Berishës dje, hyne në qeveri me Ramën. Me apo pa bllok në xhep, ata janë pjesë e kabinetit Rama që sado të flase për luftë ndaj korrupsionit Bllokun e ka në qeveri. Ai doli nga xhepi I Metës në qeverinë e Saliut dhe tani është në Xhepin e qeverisë së Ramës sepse sipas tij ishte sistemi dhe jo individi. Me kete Rama ?lau? cdo akuze te tij te drejtperdrejte per Meten.
21 janari vjen cdo vit; homazhe lule dhe asnjë përgjegjësi qoftë dhe morale nga Edi Rama, kryeministri që coi njerezit në demostratë për Bllokun e xhepit të Metës në pushtetin e Saliut. Ende nuk ka kurajo t?ju thotë familjarëve të viktimave se PS-ja është përgjegjëse për jetët e humbura. Se ajo ishte një proteste e dhunshme që opozita e atehershme s?e kontrolloi dot ose nuk deshi ta kontrollonte. Një proteste që mbeti pa kokë pasi Rama ja mbathi në zyrën e tij duke lënë turmën përballë policisë për tu përplasur e masakruar.
Meta sot është në qeveri me Ramën, por kuptohet në 21 janar ai kujdeset të ketë një axhende aktivitetesh jashtë vendit. Ndoshta më e ndershme do ishte që Meta se bashku me Ramën dhe bllokun e tij të shkonte ne homazhe, për të thënë se jetën e atyre viktimave e mori ai bllok që doli nga xhepi I tij në një video publikuar nga Fiks Fare në Top Channel. Rama s?ka zbardhur ende asgje dhe thjesht ka gënjyer familjarët e viktimave të cilëve nuk mund tju thotë që fajin e ka blloku, duhej dje duhet dhe sot. Diku blloku ndodhet, ne parlament apo qeveri, në Shqipëri apo Maqedoni? Ku blloku?

Elvi FUNDO





Lajmet e fundit nga