web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ISIS/Xhihadisti inskenoi vdekjen në Siri, planifikonte sulme në Britani

20 Janar 2015, 17:53, Aktualitet CNA

Një xhihadist britanik i cili inskenoi vdekjen e tij në Siri, në mënyrë që të kthehej në Britaninë e Madhe i pavënë re, ka pranuar katër akuzat e ngritura për terrorizëm.
Imran Khawaja, nga Hounslow, në perëndim të Londrës, pozooi në disa foto me një kokë të prerë përpara se të tentonte hyrjen në Britani.
27-vjeçari ka pranuar se përgatitej për akte terroriste, se ishte trajnuar në një kamp, në të cilin kishte qenë pjesë, dhe se kishte në zotërim armë zjarri.

Khawaja i kishte kaluar gjashtë muajt e parë të qëndrimit në Siri në prah të luftëtarëve xhihadistë. Policia tha se grupi I tij ishte I përfshirë në propagandën e Shtetit Islamik, për të tërhequr rekrutë të rinj dhe kishte marrë pjesë në veprimtari të rënda të dhunshme.





Lajmet e fundit nga