web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takse e re mbi qytetaret. Rama qe premtoi heqjen e TVSH-se (pra uljen me 20%) per energjine, mashtroi dhe tani po rrit çmimin e saj

4 Shtator 2014, 20:22, Politikë CNA

Ish-kryeministri sali Berisha e ka quajtur takse te re, propozimin per rritjen e cmimit te energjise elektrike.

“Edi Rama qe kishte premtuar heqjen e TVSH-se dhe uljen me 20% te çmimit te energjise elektrike, jo vetem qe mashtroi e nuk e hoqi TVSH-ne por ai njoftoi dje nepermjet zedhenesit te tij per energjine se çmimi i energjise elektrike do te rritet. Ne te vertete, kete fundviti, sipas programit te ERE, duhet te fillonte ulja e çmimit te energjise. Por dyfishimi i humbjeve nga keqmenaxhimi dhe vjedhjet gjate ketij viti te ndermarrjes dhe marreveshja korruptive e qeverise me ÇEZ, qe gjobit çdo shqiptar me 1.2 milione lek shpenzime me shume per energjine, jane shkaqet baze te rritjes se çmimit te energjise.

Ne te vertete ÇEZ-i i detyrohej Shqiperise, sipas kompanive nderkombetare te auditit, 3.2 miliarde euro. Qeveria, me marreveshjen korruptive te saj me ÇEZ, denoi shqiptaret me rritje te medha te pervitshme te çmimit te energjise elektrike. Me vendimin e fundit, qeveria Rama – Meta vendosin nje takse te re per 100% te shqiptareve, thellojne me tej varferine, papunesine dhe mjerimin!”, shkruan Berisha ne Facebook.





Lajmet e fundit nga