Ardhmëria digjitale e Gjermanisë
Qeveria federale është përcaktuar për tre hapa të rëndësishë...
Që kur javën e kaluar adoleshenti afroamerikan Michael Brown u vra në qytetin e vogël Ferguson të shtetit Missouri, ka herë pas here demonstrata dhe përleshje në periferitë e St.Louisit. Dhe në të gjithë vendin diskutohet për një temë, që i shoqëron SHBA që prej krijimit të tyre: racizmi edhe racizmi në raportimin mediatik pas incidentit.
Shkas për këtë u bë ndër të tjera afroamerikani Tyler Atkins. Në shërbimin e Twitterit ai publikoi një kundërvënie të thjeshtë të dy fotografive: njëra nga dy fotografitë e tregon 17 vjeçarin Atkins si të ri të shpenguar, me T-shirt të zezë dhe me shami në kokë, tjetra si të ri serioz, me kostum të zi dhe me saksofon. Pyetjes “if they gunned me down” (“Po të më kishin vrarë”), “cilat pamje të miat do të tregonin më pas mediet”, mijëra vetë iu përgjigjën me fotografi të ngjashme. Ato tregojnë si lindin paragjykimet dhe si çimentohen ato, pikërisht nga mediet. Kudo në botë, jo vetëm në SHBA.
Refugjatët në mediet gjermane: të zinjtë
Edhe Tahir Della e njeh pushtetin e pamjeve mediatike. Della është anëtar i “Iniciativës Njerëzit e Zinj në Gjermani” dhe përpiqet që ta sensibilizojë opinionin për klishe raciste në gazeta, televizion dhe internet. “Njerëzit e zinj shpesh ende shihen të lidhur me kriminalitetin e drogës, ose migrimin legal dhe mediet e transportojnë herë pas here këto pamje”, ankohet Della në intervistë me DW. Kur gazetarët raportojnë për refugjatët, ata i ilustrojnë raportet e tyre thuajse krejtësisht me pamje të të zinjve nga Afrika. Por numri më i madh i refugjatëve nuk vjen fare nga Afrika, deklaron aktivisti, vetëm se të zinjtë përshtaten mirë me përfytyrimin, që kanë shumica e gjermanëve me refugjatët.
Tahir Della, anëtar i “Iniciativës Njerëzit e Zinj në Gjermani”
Kombinime diskriminuese
Edhe gazetarja Konstantina Vassilliou-Enz tërheq vëmendjen për pamje dhe formulime stigmatizuese në mediet gjermane. Kështu moderatorja e radios dhe drejtuesja e shoqatës “Neue deutsche Medienmacher” (“Profesionistët e rinj të medias”) i paralajmëron kolegët e saj që të mos krijojnë lidhje të gabuara, duke përmendur origjinën e një personi, megjithëse ky detaj nuk ka rëndësi për atë, që thuhet. “Në raportimin për kriminalitetin kjo del veçanërisht në pah. Persona, që kryejnë akte penale, dhe të cilët nuk janë gjermanë, në këtë raportim shpesh përmenden me sfondin e tyre etnik. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me Ahmed H. nga Këlni, por me turkun Ahmed H.” Që përmendet tipari turk, i jep këtij fakti rëndësi. Rasti i veçuar shihet automatikisht si tipik për grupin, thekson Vassilliou-Enz në bisedë me DW dhe kjo formëson edhe perceptimin e mëtejshëm.
Kërkohen standarde profesionale
Të njëanshme dhe të reduktuara janë edhe raportet për migrantë nga Rumania dhe Bullgaria me fjalë dhe pamje, thotë Vassilliou-Enz. Shifrat e migrimit u paraqitën veçanërisht vitin e kaluar të zmadhuara dhe pamjet shoqëruese tregonin apartamente të mbushura me plehra dhe të shkatërruara.” Asnjëherë nuk treguan dikë, që ka ardhur nga Bullgaria dhe punon këtu si mjek, megjithëse ky është grupi i popullatës, që ka emigruar më shumë. Vite të tëra studentësh që kishin pëfunduar studimet në Rumani dhe Bullgari kanë ardhur në Gjermani.”
Në SHBA ndërkohë thuajse nuk sheh fotografi të Michael Brown-it të vrarë. Në raporte mbizotërojnë filmime të periferive të qyteteve në flakë dhe të një policie të armatosur ushtarakisht një gjuhë pamjesh, që sugjeron më tepër luftë, se sa një të ri të paarmatosur, të cilin e vrau një punonjës policie. DW
Qeveria federale është përcaktuar për tre hapa të rëndësishë...
Assange tha këtë të hënë në kryeqytetin britanik se “së shpe...
Ka citate që thuajse i ndjekin politikanët tërë kohën nga pa...
Virusi vdekjeprurësMë shumë se 300 vetë janë sëmurë tashmë n...
Në Ukrainë lindore, separatistet prorusë qëlluan sërish një ...
Policia britanike thotë se një person ka vdekur dhe të paktë...
Vendimi i ministrave të jashtëm të BE-së tregon se sa e pave...
Për shkak të veprimtarisë së grupit ekstremist “Shteti Islam...
Gjatë më shumë se pesë vjetëve në Shtëpinë e Bardhë Obama ka...
Plot 9000 euro merr në muaj çdo deputet i Bundestagut për pu...
Ekstremistët e ISIS vazhdojnë masakrat ndaj komunitetit Yazi...
Lufta kibernetike, një kufi i ri Më 18 nëntor 2012 Carmela A...
Andrew ShengStrategu ushtarak gjerman i shekullit 18, Carl v...
Prodhuesit evropianë të frutave dhe të perimeve, që i ekspor...
Gaza pas pesë javësh luftë. Njerëzit ngjiten mbi rrënoja dhe...
Japonia ka raportuar rënien ekonomike më të rëndë që nga vit...
Gjermania është vendi i dytë në botë ku prodhohen më shumë p...
Vali R. NasrRikthimi i Amerikës në fushëbetejat e Irakut, sa...
Abdullahu komandon një kompani të vogël prej 60 luftëtarësh ...
Izraeli dhe palestinezët filluan në Kajro bisedime të reja q...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...