Hulumtuesit e University of New Haven Cyber Forensics Research and Education Group në SHBA kanë bërë një hulumtim për Viber, nga i cili kanë zbuluar se aplikacioni i famshëm mobil për komunikim, është tejet i pasigurtë, dhe rekomandojnë që i njëjti të mos përdoret, sepse të gjitha të dhënat e dërguara nga përdoruesit, mund të merren nga çdokush dhe kurdoherë. Në fakt, ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se së fundmi ata kanë gjetur disa të meta të mëdha të sigurisë dhe mënyrën se si Viber i pranon fotografitë, doodles (postimet e shkruara me dorë), videot, apo edhe të dhënat për lokacionin e përdoruesit.
Ata gjithashtu kanë vërejtur disa probleme edhe në mënyrën se si Viber i ruan të dhënat në serverët e saj në mënyrë të pakoduar, pa mekanizëm autentifikimi për ta marrë përmbajtjen nga një klient i caktuar. Problemi kryesor është se të dhënat në Viber janë të pakoduara, dhe lënë hapësirë për përgjim nga çdokush përmes Rogue AP, apo ndonjë haker tjetër ndërmjetësues. Prandaj, hulumtimi i ekspertëve të këtij universiteti ka bërë hulumtime të thella për tu siguruar që njerëzit të jenë të informuar, të sigurtë, dhe larg aplikacioneve që kanë të meta sa i përket sigurisë së tyre.
Për këto probleme, madje ata e kanë kontaktuar edhe Viber (para se ti publikojnë të dhënat e tyre), por këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tyre për përmirësimin e aplikacionit, kah aspekti i sigurisë. Telefonat në të cilët është bërë testi për pasigurinë e Viber janë HTC One (Android 4.4.2), Samsung Galaxy S4 (Android 4.3), ndërsa versioni i Viber 4.3.0.712.
Trafiku mobil është marrë përmes përdorimit të Windows 7, tiparit (virtual ëifi miniport adapter). Kompjuteri ka qenë i lidhur në internet përmes Ethernet, në mënyrë që kartela e wireless të mos ishte në përdorim. Lidhja me Ethernet është bërë për ta shpërndarë qasjen e internetit me ?virtual wifi miniport adapter?.
Ndërsa, në testin e bërë, për marrjen e trafikut janë përdorur edhe veglat si NetworkMiner, Wireshark, dhe NetWitness.
Përmbledhja e rezultateve nga studimi:
Fotografitë e pranuara janë të pakoduara
Doodles të pranuara janë të pakoduara
Videot e pranuara janë të pakoduara
Fotografitë me të dhënat e lokacionit që pranohen/dërgohen janë të pakoduara
Të dhënat e ruajtuara në Viber Amazon Servers janë në format të pakoduar
Të dhënat e ruajtura në iber Amazon Servers nuk fshihen automatikisht
Të dhënat e ruajtura në Viber Amazon Servers mund të merren me qasje të lehtë në databazë, pa asnjë mekanizëm për qasje të verifikuar në të (të dhënat e përdoruesve mund të merren shumë thjeshtë: duke vizituar linkun e përgjuar, apo linkun në shfletuesin e internetit që na ofron të gjithë përmbajtjen ? foto, video, pamje të lokacionit të përdoruesit, etj.
Çdokush, duke përfshirë edhe ofruesit e shërbimeve mund ti mbledh të gjitha këto të dhëna, dhe secili që e vendos një Rogue AP, apo ndonjë sulm ndërmjetësues (sikurse sulmet ?helmuese? të ARP) mundësojnë marrjen e trafikut në Viber ? përkatësisht grumbullimin e fotografive dhe videove të dërguara / pranuara nga përdoruesit e aplikacionit për telefonat e mençur mobil. /Telegrafi/bota.al
Policia thotë se kultivimi i lëndëve narkotike është përhap...
Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2015Periu...
Shuma e parave e vjedhur në bankën e Shqipërisë, mund të jet...
Rrezohet nga Gjykata e Shkalles se Pare padia kunder ish dep...
Bashkia e Tiranës ka gjobitur me 8 milion lekë Policinë e Ti...
Ministria e Brendshme kallëzoi në Prokurori dy ish-drejtuesi...
Artan Sherifi, biznesmeni kompanisë ndërtimore “2-AL” dhe “G...
Linda Rama ka sjellë në jetë një djalë.Lajmin e bëri të ditu...
Për katër vite me radhë në thesarin e Bankës së Shqipërisë j...
Një ngjarje e rëndë u shënua orët e paradites në fshatin Kal...
Nje ngjarje tjeter e rende ka ndodhur sonte ne mbremje ne fs...
Nje ngjarje e rende ka ndodhur pak me pare ne Korce. Burri k...
Ne nje leter qe perfaqesues te Gardes se Republikes i dergua...
Dy punonjësit e Bankës së Shqipërisë që u denoncuan nga kjo ...
Efektivët e policisë që morën pjesë në aksionin e Lazaratit ...
Masoneria dhe masonet eshte nje teme shume inriguese, qe pe...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha ka shtruar so...
Policia bëri të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasin...
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e Kuvendit të Koso...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...