
Gjigantët kinezë të teknologjisë po shpejtojnë të arrijnë rivalët e tyre amerikanë në krijimin e chatboteve të inteligjencës artificiale (IA).
Ekonomia e dytë më e madhe në botë është duke shpenzuar vetëm këtë vit, 15 miliardë dollarë (13.5 miliardë euro) vetëm për projektet e IA.
Para daljes së modeleve të mëdha gjuhësore si ChatGPT, që mbështetet nga kompania amerikane Microsoft, disa ekspertë të teknologjisë nuk mund ta thoshin me siguri se Perëndimi do të dominonte garën për IA, pavarësisht se laboratorët më të avancuar të IA ndodhen në SHBA dhe Britani të Madhe, shkruan DW.
Kai-Fu Lee, një biznesmen tajvanez, parashikoi në vitin 2018 se Kina do ta kalonte shpejt SHBA-në si një superfuqi e IA, duke këmbëngulur se teknologjia tashmë e kishte kaluar fazën e inovacionit.
Kritikët e Kai-Fu Lee argumentojnë se revolucioni i IA është ende në fillimet e tij dhe se është Perëndimi ai që e ka çelësin e kësaj teknologjie.
"Risitë e mëdha në IA nuk kanë ardhur ende... Dhe SHBA aktualisht ka avantazh në atë fushë," thotë për DW, Pedro Domingos, profesor për shkenca kompjuterike në Universitetin e Uashingtonit.
SHBA është e shqetësuar për ambiciet teknologjike të Pekinit, veçanërisht pasi politika zyrtare e qeverisë kineze është që deri në vitin 2030 ta bëjë vendin lojtarin dominues të IA në botë.
Por Kina ka shumë pengesa të tjera për të kapërcyer, përpara se ajo të bëhet dominuese e IA në të gjithë botën. Presidenti Xi Jinping i ka dobësuar vitet e fundit gjigantët e teknologjisë. Karman Lucero, një studiues në Paul Tsai China Center, në Yale Law School, thotë se obsesioni i qeverisë kineze për të censuruar mund të jetë thembra e Akilit për teknologjinë e inteligjencës artificiale.
Kina ka edhe probleme me specialistët. Pavarësisht nga përpjekjet e shumta për të ndërtuar një ushtri talentesh të IA, mbajtja e specialistëve të lartë të teknologjisë është një sfidë më vete./CNA.al
Një grup prodhuesish të mëdhenj të automjeteve thanë të më...
Një ndërprerje e energjisë në ndërtesën e NASA-s në Hjusto...
Pronari i rrjetit social "Twitter", Elon Musk, ka thënë të...
Google bën me dije se po zhvillon mjete të Inteligjencës A...
Zakonisht telefonat e kompanisë Apple e humbin vlerën, në ...
Rrjeti social "Twitter" e ka humbur gjysmën e fitimeve nga...
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në botën e punë...
Impiantet e shkripëzimit po ofrojnë ujë të pijshëm, thelbë...
Aktorët e Hollivudit shprehen të shqetësuar për herë të pa...
Robotët thanë se mund të udhëheqin më mirë se njerëzit. Ro...
Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka themeluar një kompan...
WhatsApp thuhet se po sjell një veçori të re të fokusuar në ...
Pasi një përdorues anonim në rrjetin TikTok krijoi një kën...
A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh brenda këpucëve t...
Projektimet për një aeroplan të ri me energji hidrogjeni m...
Programi i inteligjencës artificiale “ChatGPT” po përdoret...
"Twitter" po shqyrton një veprim ligjor kundër "Meta"-s pë...
Shefi i kompanisë “Meta”, Mark Zuckerberg, ka thënë se apl...
Kompania Meta do të nxjerrë në treg një aplikacion të ri t...
"Meta" do të lançojë së fundmi aplikacionin e tij të ri pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...