
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngriti një padi kundër shtetit të Teksasit në lidhje me barrierat lundruese të vendosura nga ky shtet në lumin Rio Grande, qëllimi i të cilave të pengojnë emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin nga Meksika.
Javën e kaluar, autoritetet e Teksasit filluan instalimin e barrierave lundruese në mes të lumit, si pjesë e një nisme të quajtur “Operacioni Lone Star” të guvernatorit Greg Abbott. Kjo nismë e tij kë për qëllim të dekurajojë emigrantët që të kalojnë përmes lumit në këtë shtet.
"Ne pretendojmë se Teksasi ka shkelur ligjin federal duke instaluar një pengesë në Rio Grande pa marrë autorizimin e kërkuar federal", tha në një deklaratë prokurorja e përgjithshme e Vanita Gupta.
"Kjo pengesë lundruese paraqet kërcënim për lundrimin dhe sigurinë publike dhe paraqet shqetësime humanitare", shtoi ajo.
Padia, e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Distriktin Perëndimor të Teksasit, synon "të heqë të gjitha strukturat dhe pengesat, duke përfshirë një pengesë lundruese dhe të gjithë infrastrukturën që lidhet me të, në Rio Grande", thuhet në dosjen gjyqësore.
Javën e kaluar, Jaime Esparza, avokati amerikan për Distriktin Perëndimor të Teksasit, kishte paralajmëruar për veprime të mundshme ligjore në një letër drejtuar guvernatorit Abbott.
Në përgjigje të paralajmërimit ligjor nga Departamenti i Drejtësisë, guvernatori Abbott i shkroi një letër presidentit demokrat Joe Biden të hënën, duke e akuzuar atë për neglizhencë të zbatimit të ligjeve të migracionit, gjë që, sipas Abbott, ka çuar në një "nivel rekord të migrimit të paligjshëm".
Abbott, në një intervistë për Fox News, tha se nga pengesa e vendosur në lumë, potencialisht qindra mijëra njerëz nuk kanë mundur të hyjnë ilegalisht në vend.
"Ne besojmë se kemi të drejtë ta bëjmë këtë dhe do ta çojmë këtë padi deri në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara", tha ai.
Meksika gjithashtu është ankuar për pengesën, duke thënë se ajo shkel një traktat uji dhe mund të cenojë territorin meksikan.
Përveç pengesës kufitare, Operacioni Lone Star i Abbott ka përfshirë gjithashtu dislokimin e mijëra trupave të Gardës Kombëtare dhe një fushatë për të transportuar emigrantët me autobusë drejt qyteteve më në veri, që janë të udhëhequr nga Demokratët.
Në muajt e fundit, trupat e Gardës Kombëtare kanë lidhur tela me gjemba për të bllokuar emigrantët që të kalojnë Rio Granden.
Numri i emigrantëve të kapur duke kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë ka rënë që kur Biden zbatoi një politikë të re kufizuese të azilit në muajin maj.
Megjithatë, rreth 100,000 emigrantë u kapën në qershor duke kaluar ilegalisht kufirin./REL/
Rusia e kreu një valë të re sulmesh me dronë mbi Kievin, n...
“Kthimi në marrëveshjen e grurit tani është i pamundur, pa...
BE do të japë 1.5 miliardë euro të tjera për të kontribuar...
Një helikopter i ndërhyrjes së shpejtë për shuarjen e zjar...
Temperaturat rekord janë regjistruar në Tunizi të hënën, p...
Ka dështuar dhe tentativa e tretë për ta miratuar deklarat...
Kina ka hequr Qin Gang nga posti i ministrit të Jashtëm më...
Shtetësia me martesë është një nga rrugët më të lehta për ...
Në orët e para të mëngjesit një tërmet me magnitudë 5.5 ba...
Aplikacioni i transmetimit të videove, "TikTok", do të ofr...
Një stuhi e fuqishme ka goditur Milanon gjatë orëve të fun...
Zjarret e shkaktuara nga moti ekstrem kanë marrë jetë njer...
Forcat Ajrore iraniane kanë nisur një stërvitje të madhe p...
4 shqiptarë shqiptar dhe një spanjoll, të cilësuar nga med...
Vladimir Putin ka nënshkruar legjislacionin që i ndalon nj...
Autoritetet iraniane kanë ndaluar një festival filmi pasi ...
Një punëtor ferme ka ndërruar jetë pasi u sëmur duke punua...
Një gazetar që punonte për agjencinë e lajmeve Agence Fran...
Pamjet tmerruese dolën nga pastrimi i dendur i pyjeve në I...
Dy protestues i vunë zjarrin një kopjeje të Kuranit, libri...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...