E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Një numër gjithnjë e më i madh kompanish po përdor inteligjencën artificiale për të imituar zërat njerëzorë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Phil Dierking, një kompani po krijon zëra artificialë që mund të përdoren për reklama dhe trajnime.
“Ka stil përshkrues, stil për reklamë ose për dialog. Pra, e vendos këtu tekstin dhe krijojmë zërin”, tregon Sara Weisweaver.
“Mund të shfrytëzojmë një bazë të dhënash për të përshtatur tonin, pauzën, theksin dhe shumë prej veçorive stilistike të zërit, për ta mishëruar vërtet zërin autentik tek produkti”, thotë Matt Hocking.
Ai është drejtor ekzekutiv i kompanisë “WellSaid Labs”, themeluesit e së cilës ishin pjesë e Institutit Allen për Inteligjencën Artificiale, një organizatë kërkimore jofitimprurëse. Ata po punojnë për të krijuar zëra të kompjuterizuar që tingëllojnë më njerëzorë.
Kompanitë i përdorin këta zëra për reklama, në marketing dhe për kurse trajnimi duke mos patur kështu nevojën për të punësuar njerëz për leximin e pjesëve tonike.
Një person regjistron zërin e tij në kompaninë “WellSaid Labs”. Bazuar tek ky regjistrim, kompania përdor inteligjencën artificiale për t’i mësuar programit aspekte më të rafinuara. Sa kohë i duhet p.sh. një personi që të bëjë pauzë, apo kur merr frymë, si dhe cilat fjalë thekson. Kompania blerëse zgjedh zërin që i pëlqen dhe vendos tekstin që dëshiron të shqiptohet.
Kompania “WellSaid Labs” është bërë kështu pjesë e praktikës së vënies në përdorim të inteligjencës artificiale për të krijuar përmbajtje të re, fjalë, zëra apo imazhe, bazuar në sasi të mëdha të dhënash që i janë ushqyer kësaj teknologjie.
Aplikacionet e inteligjencës artificiale ngrenë shpesh shqetësime për etikën. Kompania “WellSaid Labs” ka hartuar udhëzime për klientët që përdorin zërat e prodhuar artificialisht.
“Nuk mund t’i përdorin këta zëra për qëllime pornografike apo ndonjë mesazh urrejtjeje apo diçka të dhunshme, apo të paligjshme”, thotë Weisweaver, e cila është drejtore për etikën në kompaninë “WellSaid Labs”.
Ndërsa inteligjenca artificiale është duke u futur në shumë fusha, profesionistët pyesin veten se si do të preket puna e tyre.
“Për sa kohë që ka një njeri në epiqendër të kësaj, dhe ne vazhdojmë ndërtojmë mbi këtë, ndjehem më komode në bërjen e diçkaje që është krijuar më shumë nga kompjuteri”, thotë Gabby Fernandes, aktore zëri.
Një tjetër shqetësim është nëse do të mbyllen vendet e punës. Ndoshta, thonë vëzhguesit, por inteligjenca artificiale si WellSaid mund të rrisë gjithashtu prodhimtarinë dhe të përmirësojë rezultatin.
“Mendoj se në shumicën e rasteve do të jetë një bashkëpunimi mes njerëzve dhe inteligjencës artificiale për të përmirësuar dhe përshpejtuar procesin e krijimtarisë”, thotë Vu Ha, drejtor teknik me kompaninë “AI2 Incubator”.
Ndoshta është shumë herët për të ditur pasojat e programeve krijuese të inteligjencës artificiale, por sidoqoftë duket se ato do të vazhdojnë të përdoren./ VOA
Tre astronautë amerikanë dhe një astronaut kanadez pri...
"TikTok" është gjobitur me 12.7 milionë funte për dështimi...
Shërbimet sekrete ruse planifikojnë fushata disinformu...
Një pjesë e mirë e telefonave të rinj reklamohen si “rezis...
Nëse dëshira e pëlqimeve ju ka hyrë përgjithmonë në gjak d...
Inteligjenca artificiale (AI) mund të shkaktojë “përçarje ...
Nokia, një nga kompanitë më historike në fushën e teknologji...
Ndërsa inteligjenca artificiale po bën përparime të sh...
Ukraina dhe shtatë vende të tjera të Evropës Qendrore dhe ...
Përditësimi më i fundit i “software” nga Apple, iOS 16.4, ...
Në raftin e revistave pranë dyqaneve të supermarketeve...
Inteligjenca artificiale (AI) mund të zëvendësojë 300 ...
Përditësimi i ri i iOS (16.4) u publikua disa orë më parë ...
Bateritë e polimerit litium-jon, të njohura gjithashtu si ...
Në Gjermani rreth 6% e fëmijëve dhe të rinjve janë të ...
Këto ditë, duket sikur telefonat inteligjentë bëhen të vje...
Kompjuteri ynë ose telefoni për të qenë të saktë, i ka ru...
Ministri i Shërbimit Civil, Stanislas Guerini ka njoftuar ...
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inte...
Qeveria holandeze do të ndalojë përdorimin e aplikacionit ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...