E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Shërbimet sekrete ruse planifikojnë fushata disinformuese dhe sulme ndaj infrastrukturës civile me ndihmën e një kompanie teknologjike në Moskë, "NTC Vulkan". Informacionet u dorëzuan nga një ish-punonjës.
Sipas zbulimeve të një grupi investigativ të mediave gjermane dhe atyre ndërkombëtare, shërbimet sekrete ruse planifikojnë sulme kibernetike në të gjithë botën ndaj infrastrukturës civile. Pas zbulimeve, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, kërkon më shumë kompetenca të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA. E pyetur për të ashtuquajturat "hackbaks" politikisht të kontestuara, Faeser tha. "Nuk bëhet fjalë për kundërsulme. Por ne duhet të kemi kompetencat për të identifikuar sulmet dhe t'i ndalim ato. Këto kompetenca na duhen dhe unë i shoh këto kompetenca të vendosura më së miri te Zyra Federale e Kriminalistikës".
Prej vitesh Ukraina dhe vende të tjera janë objekt sulmesh kibernetike. Zyrtarisht Kremlini e mohon këtë. Por mijëra faqe dokumente sekrete janë bërë para pak ditësh publike, nga ku bëhet e qartë, se si një kompani teknologjike ruse po zhvillon armë digjitale për ushtrinë e Vladimir Putinit dhe shërbimet sekrete. Dokumentet sekrete të bëra publike nën emrin "Vulkan files" janë bërë të njohura nga një person "whistleblower" që mbetet sekret. Një grup mediash gjermane si "ZDF Frontal", "Spiegel", "Süddeutsche Zeitung" dhe disa media ndërkombëtare kanë bërë vlerësimin e dokumenteve. Ato tregojnë se Rusia planifikon të godasë me sulme kibernetike rrjetin.
Sulme të qëllimshme ndaj shinave, aeroporteve dhe rrjeteve të rrymës elektrike
Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan kompania ruse Vulkan me seli në verilindje të Moskës. Nga jashtë kjo kompani paraqitet si një zhvillues softuerësh, por sipas dokumenteve të brendshme, Vulkan punon për shërbimet sekrete ruse, shërbimin informativ ushtarak, GRU, shërbimin e brendshëm informativ, FSB dhe shërbimin informativ të huaj, SWR. Pjesë të "Vulkan Files" janë materiale mësimore. Aty përshkruhet se çfarë duhet të trajnohet me softuerët: "paralizimi i sistemeve të kontrollit të hekurudhës, transportit të anijeve dhe nga ajri", "krijimi i problemeve te kompanitë e energjisë dhe infrastrukturës kritike", identifikimi i pikave të dobëta të infrastrukturës" për t'i sulmuar ato".
Për eksperten e informatikës me origjinë nga Ukraina nga "Rrjeti Europian i Sigurisë Kibernetike", Marina Krotofil, sulmet kibernetike shkelin të drejtën ndërkombëtare. "Kjo sigurisht shkel Konventën e Gjenevës, sepse këto janë infrastrukturë civile. Këto lidhen me furnizimin me ujë, prodhimin e rrymës elektrike, dhe impiante petrokimike." Produkt tjetër i "Vulkan" është edhe "Skan W". Programi kërkon rrjetin ndaj pikave të dobëta dhe depërton aty ku mundet për të sulmuar.
Shërbimet sekrete perëndimore të shqetësuara
Disa shërbime sekrete perëndimore kanë mundur të shohin në disa bisedime informimi pjese të "Vulkan Files". Ato i vlerësojnë si autentike dhe shqetësuese dokumentet. Ekipit të gazetarëve gjermanë, një shërbim informativ i ka shkruar: "Kompanitë si Vulkan aftësojnë shërbimin ushtarak rus, GRU, të kryejë operacione kibernetike. Programe si Skan W janë parashikuar për qëllime ofensive (...).Dokumentet Vulkan janë një zbuim i rrallë dhe ndihmojnë të kuptojnë, se çfarë ka parasysh GRU."
Një qëllim tjetër i Rusisë: komandimi i internetit në sfera të caktuara dhe seleksionimi i asaj, se çfarë duhet t'u tregohet përdoruesve e çfarë jo. Edhe këtu sipas zbulimeve do duhet të ndihmojë softueri "Amesit". Sipas dokumenteve të ofruara ai ka këto detyra: "të bllokojë qasjen te kanalet e padëshiruara të të dhënave", "kërkesat e përdoruesve të orientohen te burimet e dëshiruara të internetit në hapësirat e parashikuara për këtë". Sipas eskpertit për shërbimet sekrete, Andrej Soldatov, "qëllimi është kontrolli i plotë mbi informacione në atë territor, ku ata përpiqen të depërtojnë". Soldatov thotë, se depërtohet në një hapësirë të caktuar interneti, merret përsipër kontrolli për të përhapur disinformata, manipulohen mediat sociale dhe mbahen të papublikuara informacione të caktuara.
Deputeti gjerman i Gjelbër, Konstantin von Notz, drejtues i Komisionit Kontrollues të Bundestagut për Shërbimet Sekrete është i mendimit se "ka qindra armë kibernetike" në zhvillim. "Nga rastet e viteve të fundit bëhet e qartë se ka një rrezik real për infrastrukturën kritike në Gjermani", shprehet von Notz./ DW
Një pjesë e mirë e telefonave të rinj reklamohen si “rezis...
Nëse dëshira e pëlqimeve ju ka hyrë përgjithmonë në gjak d...
Inteligjenca artificiale (AI) mund të shkaktojë “përçarje ...
Nokia, një nga kompanitë më historike në fushën e teknologji...
Ndërsa inteligjenca artificiale po bën përparime të sh...
Ukraina dhe shtatë vende të tjera të Evropës Qendrore dhe ...
Përditësimi më i fundit i “software” nga Apple, iOS 16.4, ...
Në raftin e revistave pranë dyqaneve të supermarketeve...
Inteligjenca artificiale (AI) mund të zëvendësojë 300 ...
Përditësimi i ri i iOS (16.4) u publikua disa orë më parë ...
Bateritë e polimerit litium-jon, të njohura gjithashtu si ...
Në Gjermani rreth 6% e fëmijëve dhe të rinjve janë të ...
Këto ditë, duket sikur telefonat inteligjentë bëhen të vje...
Kompjuteri ynë ose telefoni për të qenë të saktë, i ka ru...
Ministri i Shërbimit Civil, Stanislas Guerini ka njoftuar ...
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inte...
Qeveria holandeze do të ndalojë përdorimin e aplikacionit ...
Në një postim, Bill Gates iu referua inteligjencës artific...
Në një seri studimesh të botuara në Nature Astronomy, astron...
Gjiganti i shitjeve online, Amazon, planifikon të shku...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...