Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Tre astronautë amerikanë dhe një astronaut kanadez pritet të bëjnë histori me misionin e ardhshëm Artemis II të NASA-s. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, njofton rreth përbërjes së larmishme të këtij ekuipazhi që do të bëjë udhëtimin e parë në Hënë, që nga viti 1972.
“Ka kaluar mbi gjysmë shekulli që kur astronautët udhëtonin drejt Hënës. Kjo do të ndryshojë tashmë”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.
Duke qëndruar përpara trupës së astronautëve dhe veteranëve të programeve të mëparshme, administratori i NASA-s prezantoi katër anëtarët e ekuipazhit të misionit Artemis II – Christina Koch, Victor Glover, Reid Wiseman dhe kanadezin Jeremy Hansen.
“Ky është ekuipazhi i njerëzimit”, tha zoti Nelson.
Reid Wiseman është komandant për misionin Artemis II, ndërsa Christina Koch dhe Jeremy Hansen do të shërbejnë si specialistë misioni. Zonja Koch do të hyjë në histori si gruaja e parë në një mision në Hënë dhe zoti Hansen si astronauti i parë i huaj, që do të ndërmarrë një udhëtim të tillë, diçka që zoti Nelson e theksoi gjatë njoftimit të tij.
“Zgjedhim që të shkojmë sërish në Hënë dhe pastaj në Mars dhe do ta bëjmë këtë së bashku, pasi në shekullin e 21-të NASA eksploron hapësirën me partnerët ndërkombëtarë”, tha zoti Nelson.
Victor Glover, pilot i marinës amerikane, do të drejtojë anijen hapësinore Orion gjatë misionit 10-ditor përreth Hënës, duke testuar funksionet e sistemeve dhe paisjet, që ekuipazhet e ardhshme do të përdorin për t’u rikthyer në sipërfaqen e Hënës.
Gjatë një interviste me Zërin e Amerikës përpara misionit të vitit të kaluar Artemis 1, zoti Glover tha se përqafon mundësinë historike për të qenë i pari person me ngjyrë i caktuar në këtë mision hënor.
“Njerëzit vazhdojnë të më pyesin, nëse është domethënëse për mua, që fëmijët e vegjël afrikano-amerikanë të ndjekin këtë shembull dhe të duan të bëhen si unë? Por që të jem i sinqertë, unë përfaqësoj Amerikën. Unë jam oficer i marinës dhe punoj për NASA-n. Unë përfaqësoj Amerikën dhe fëmijët e vegjël të bardhë, fëmijët e vegjël hispanikë, meksikanë dhe iranianë ndjekin veprimtarinë tonë pasi është një ndër simbolikat më të njohura në univers”, tha zoti Glover.
Jo vetëm që është historike përbërja e këtij ekuipazhi, por fakti se misioni Artemis II mund të shkojë ndoshta më larg në hapësirë se çdo mision tjetër i mëparshëm, duke përshkuar mbi 1 milion kilometra në një rrugëtim që vazhdon përtej Hënës, përpara se të rikthehet sërish në Tokë. NASA thotë se distanca e saktë dhe plani i udhëtimit do të varen nga një numër faktorësh, ndër to edhe nga data kur do të bëhet nisja.
Në fund të ceremonisë së NASA-s ku u paraqit ekuipazhi, komandanti Wiseman shprehu vendosmërinë e agjencisë për të arritur objektivat në hapësirë, pavarësisht vonesave të përsëritura dhe tejkalimit të kostove.
“Fjalët që përsërisim gjatë programit Artemis janë ‘do të shkojmë’. Dhe dua që ta përsërim të gjithë së bashku...”, tha komandanti Wiseman.
NASA shpreson të nisë misionin Artemis II që në nëntor 2024, dhe misionin e parë për në sipërfaqen e Hënës që nga viti 2025./ VOA
"TikTok" është gjobitur me 12.7 milionë funte për dështimi...
Shërbimet sekrete ruse planifikojnë fushata disinformu...
Një pjesë e mirë e telefonave të rinj reklamohen si “rezis...
Nëse dëshira e pëlqimeve ju ka hyrë përgjithmonë në gjak d...
Inteligjenca artificiale (AI) mund të shkaktojë “përçarje ...
Nokia, një nga kompanitë më historike në fushën e teknologji...
Ndërsa inteligjenca artificiale po bën përparime të sh...
Ukraina dhe shtatë vende të tjera të Evropës Qendrore dhe ...
Përditësimi më i fundit i “software” nga Apple, iOS 16.4, ...
Në raftin e revistave pranë dyqaneve të supermarketeve...
Inteligjenca artificiale (AI) mund të zëvendësojë 300 ...
Përditësimi i ri i iOS (16.4) u publikua disa orë më parë ...
Bateritë e polimerit litium-jon, të njohura gjithashtu si ...
Në Gjermani rreth 6% e fëmijëve dhe të rinjve janë të ...
Këto ditë, duket sikur telefonat inteligjentë bëhen të vje...
Kompjuteri ynë ose telefoni për të qenë të saktë, i ka ru...
Ministri i Shërbimit Civil, Stanislas Guerini ka njoftuar ...
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inte...
Qeveria holandeze do të ndalojë përdorimin e aplikacionit ...
Në një postim, Bill Gates iu referua inteligjencës artific...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...