Valiev nënkampion bote, dëmtimi i heq medaljen e artë
Chermen Valiev shpallet nënkampion bote në mundje në kateg...

Samuel Umtiti, një nga mbrojtësit më të njohur të Francës dhe pjesë e skuadrës që u shpall kampione bote në vitin 2018, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në moshën vetëm 31-vjeçare. Vendimi i tij vjen pas shumë vitesh të vështira, të mbushura me dëmtime të përsëritura, të cilat nuk i lejuan të vazhdonte në nivelet e larta të futbollit.
Ai kishte një kontratë me Lilën në kampionatin francez, por gjatë dy sezoneve të fundit arriti të luante vetëm 13 ndeshje, për shkak të problemeve të vazhdueshme me gjurin. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Umtiti shkruajti se pas një karriere të mbushur me suksese dhe sfida, kishte ardhur momenti të thoshte lamtumirë.
Karriera e tij kulmoi me fitoren e Botërorit të vitit 2018 në Rusi. Umtiti formoi një partneritet të fortë në mbrojtje me Varan dhe u bë vendimtar në gjysmëfinalen ndaj Belgjikës, ku shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke dërguar Francën në finale.
Në atë kompeticion, ai zhvilloi gjashtë ndeshje dhe u rendit ndër figurat kryesore të suksesit francez. Me kombëtaren e tij, ai grumbulloi gjithsej 31 paraqitje, por pas Botërorit hasi probleme me dëmtimet. Në vitet e fundit, ai u aktivizua vetëm gjashtë herë me Francën. Trajneri Deshamp e përshëndeti publikisht, duke theksuar se kontributi i Umtitit ishte i pazëvendësueshëm për Botërorin e vitit 20218.
Edhe me fanellën e Barcelonës, Umtiti pati një karrierë të rëndësishme. Ai luajti 133 ndeshje gjatë shtatë viteve me katalanasit, duke fituar shtatë trofe, përfshirë dy tituj radhazi të La Ligës. Megjithatë, sezonin 2017-18 ai filloi të përballej me probleme serioze në gju.
Megjithëse mjekët e këshilluan për ndërhyrje kirurgjikale, ai vendosi të mos operohej për të ndihmuar Barcelonën dhe Francën, duke luajtur me dhimbje. Ky vendim ndikoi në gjendjen e tij fizike dhe më pas ai nuk arriti më të rikthehej në formën e dikurshme. Pas vitit 2018 nuk e kaloi kurrë shifrën e 18 ndeshjeve në sezon me Barcelonën, pavarësisht trajtimeve të ndryshme mjekësore.
Në vitin 2022, Umtiti u huazua te Leçe në Serinë A, ku u përpoq të gjejë hapësira. Një vit më vonë kontrata e tij me Barcelonën u ndërpre, megjithëse kishte edhe tre vite të tjera të vlefshme. Kalimi te Lila nuk solli ndryshime, pasi problemet fizike e penguan përsëri të luante rregullisht. Pas një periudhe të gjatë të vështirësish, ai vendosi të mbyllë përfundimisht karrierën.
Në mesazhin e tij, Umtiti nuk harroi të falënderojë klubet ku luajti, drejtuesit, trajnerët dhe shokët e skuadrës. Ai theksoi se gjithmonë kishte dhënë maksimumin dhe se nuk pendohej për asgjë nga rrugëtimi i tij.
Chermen Valiev shpallet nënkampion bote në mundje në kateg...
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifi...
Rey Manaj ishte protagonist absolut në fitoren 4-3 të Al S...
Milani arriti fitoren e parë në San Siro këtë sezon, duke ...
Rey Manaj ishte protagonist në ndeshjen që Al Sharjah po z...
FIFA ka njoftuar një ndryshim historik në kalendarin e fut...
Milani fitoi minimalisht ndaj Bologna-s, por ndeshja u sho...
Pas përfundimit të javës së 3-të të Superiores, trajnerët ...
Pas fitores ndaj Letonisë, lojtarët e Kombëtares janë rikt...
Shqipëria priti javën e kaluar një ngjarje historike për v...
Milani fitoi 1-0 ndaj Bolognas në “San Siro”, duke e çuar ...
U luajtën ndeshjet e javës së tretë në Superiore. Egnatia...
Elbasani arriti një fitore të rëndësishme ndaj Dinamos, du...
Sassuolo arriti fitoren e parë në Serie A këtë sezon, duke...
Manchester City fitoi 3-0 në derbin ndaj Manchester United...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se ndeshja...
Në futbollin europian ka gjithmonë histori të reja për t’u...
Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev është kualifikuar në ...
Manuel Neuer ka konfirmuar se nuk do të rikthehet më në ko...
Atalanta arriti fitoren e parë në këtë sezon të Serie A du...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...